Nuk ndalet Linda Halimi! Këngëtarja
do performojë përkrah yjeve botërorë

Nuk ndalet Linda Halimi! Këngëtarja<br />do performojë përkrah yjeve botërorë
Emri i saj po dëgjohet shumë shpesh nëpër media, kjo për faktin se ajo po vazhdon me suksese në karrierën e saj.
 
Së fundmi, këngëtarja Linda Halimi, ka triumfuar në festivalin e këngës në RTSH, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Botë”.
 
Por, vitin e kaluar ajo arriti të jetë mjaft e përfolur edhe në mediat ndërkombëtare, ku mori pjesë në American Idol dhe falë zërit të mrekullueshëm që ka, ajo mahniti të gjithë edhe pse nuk ja doli të jetë fituese e kësaj gare.
 
Një tjetër sukses për këngëtaren po vjen, ajo më datë 3 mars do të performojë përkrahë dy yjeve botërore në një event në Las Vegas. Bëhet fjalë për artistët Back Streeet Boys dhe NeYo.
 
Një gjë të tillë e ka treguar vetë Linda, e cila është shprehur e lumtur për këtë gjë. Artistja shqiptare ka kohë që po pretendon që zëri t’i dëgjohet ndërkombëtarisht dhe si duket po ia del mjaft mirë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City