
Foto nga Rripi i Gazës
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në një spital indonezian në Gaza është rritur nga tetë në 12, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.
Sipas asaj që u raportua nga Al Jazeera, mjekë dhe pacientë ishin në mesin e të vrarëve. Përditësimi vjen ndërsa tanket izraelite vazhdojnë të rrethojnë spitalin.
Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra tha për agjencinë e lajmeve AFP, se dhjetëra persona u plagosën.
Kujtojmë se më 7 tetor Hamasi sulmoi Izraelin dhe pas asaj dite nisi agresioni, që ka shkaktuar shumë të vrarë..
Lajmi kryesor:
Lufta/ Guterres: Vrasja e civilëve në Gaza në një shkallë të paprecedentë që nga ardhja ime në detyrë! Hamas: 13,300 viktima në Gaza që nga fiilimi i luftës, 5600 prej tyre janë fëmijë








