Majlinda Kelmendi edhe një herë ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët nga e mbarë bota.
 
 Xhudistja shqiptare ka arritur të mposht në një garë japonezen, Natsumi Tsunoda duke marrë kështu medajen e arit në Paris.
 
Kelmendi, konkurronte për peshën deri në 52 kg në finalen e turnet më të rëndësishëm në sportin e xhudos,  Grand Slamit në Paris.
 
Për triumfin e saj , ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare te Xhudos. Ata e kanë cilësuar dominimin e saj në këtë sport si të pabesueshëm.
 
“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan në Facbook IJF.

Kjo është hera e katërt që Majlinda triumfon në garën e Parisit. 
KELMENDI
(Postimi i Federatës Ndërkombëtare te Xhudos për Majlinda  Kelmendin)


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)