Monedha europiane Euro ka prekur një minimum të ri, ku këtë të mërkurë këmbehet me vetëm 92.16 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët europiane. Ky është një nga nivelet më të ulëta historik të regjistruar.
Nga ana tjetër për të stabilizuar kursin, dhe për të frenuar një zhvlerësim edhe më të fortë, Banka e Shqipërisë po ndërhyn në treg me blerje valute.
.jpg)
Foto: Këmbimi i lekëve, 2 shtator










Komente
Komento