Tani është zyrtare, Italia e futbollit do ta mbyllë sezonin në vendin e dytë në renditjen e UEFA-s për kombëtaret dhe para saj është vetëm Anglia. Diçka e tillë nuk  ndodhte prej gati 20 vitesh, më saktë që nga viti 2006.

Kualifikimi i Fiorentinës për në finalen e Conference League e ka bërë në fakt pozicionin italian të padiskutueshëm me rivalë si Spanja, e treta, pavarësisht finales së Champions League të arritur nga Real Madrid.

Italia kishte siguruar tashmë 'top 2-shen' në renditjen sezonale së bashku me Gjermaninë në kampionat, gjë që i lejoi të merrnin një vend shtesë në Champions League për sezonin 2024-25.

Finalet e dyfishta evropiane të arritura në vitet e fundit nga Interi (2020 dhe 2023), Roma (2021 dhe 2022) dhe Fiorentina (2023 dhe 2024) janë vendimtare. Për më tepër, diferenca me Spanjën parashikohet të rritet më tej sezonin e ardhshëm, kur viti 2019-20 do të përjashtohet nga përllogaritja për shkak të pandemisë.

RENDITJA AKTUALE

1) Anglia – 104.303 pikë

2) Itali – 89 426 pikë

3) Spanja – 89,239 pikë

4) Gjermania – 86.338 pikë

5) Franca – 66.831 pikë