Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Inflacioni i luhatshëm, në objektiv kthehet në fund të vitit

TIRANE- Banka e Shqipërisë e ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.25%, me argumentin se situata aktuale është e paqëndrueshme. Guvernatori Gent Sejko tha në konferencë se inflacioni edhe pse është më i ulët se vjet pritet të kthehet në objektiv prej 3% në fund të këtij viti.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie relativisht të ndjeshme dhe më të shpejtë se pritjet tona gjatë tre muajve të parë të vitit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në nivelin 2.7%, nga niveli 3.9% i tremujorit paraardhës. Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta. Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, kërkesë e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%; Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është konsistent me pritjet tona të skenarit bazë dhe i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm”, tha Sejko.

Në konferencë për mediat Sejko tha se ekonomia e vendit po performon pozitivisht, dhe brenda përditshmërive të tyre, i ndikuar kryesisht nga rritja e turizmit.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% gjatë vitit të shkuar, duke shënuar një përmirësim në  3.8% të ritmeve të rritjes në gjysmën e dytë të tij. Të dhënat e disponuara sugjerojnë se rritja ekonomike ka qëndruar në nivele të përafërta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2024. Rritja ekonomike e tremujorëve të fundit është diktuar nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve të sektorit privat, si dhe nga zgjerimi i eksportit të shërbimeve. Në veçanti, kontributi i turizmit në zgjerimin e aktivitetit ekonomik ka ardhur në rritje progresive gjatë vitit. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave ka ardhur në rënie dhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese, pavarësisht përqendrimit të shpenzimeve në tremujorin e fundit. Kjo strukturë kërkese është pasqyruar në rritjen e aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai i bujqësisë kanë shënuar tkurrje.


Lajmi kryesor:

Micro Credit ju pezullua licenca, Sejko: S'kam dijeni për hetime nga SPAK! BSH s’heton mashtrimin financiar


S.G/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja