Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj dhe shkak është bërë mospagesa e pensionit ushqimor ndaj djalit të tyre.
Mësohet se ndaj Dan, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes shëndetësore, ish-bashkëshorti i këngëtares duhej të paguante 2 mijë euro në muaj.
Duke qenë se marrëveshjes pas zgjidhjes së martesës, ai nuk i është përmbajtur, Maliqi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesëpadi.
Siç tregojnë dhe pamjet, këngëtarja duket duke dalë nga dyert e gjykatës, e shoqëruar nga avokati i saj.
Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.
Ish-çifti kanë konflikt dhe për apartamentin Jonida Maliqi me Dan-in i cili si pronë rezulton “banesë bashkëshortore”, por siç thotë në kërkesëpadi këngëtarja, biznesmeni nuk respektoi as marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të dhe të birin./Panorama