Dalin në sipërfaqe detaje të reja lidhur me vrasjen e 27 vjeçarit shqiptar Santino Xhyra në Bari të Italisë, i cili u qëllua me tre plumba, 2 në gjoks dhe një në bark nga 39-vjeçari Shaban Fejza, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Autori i krimit është arrestuar disa orë më vonë, pasi dëshmitarët okular të ndodhur aty njoftuan policinë mbi ngjarjen.

Sipas të thënave nga Fejza pasi është marrë në pyetje nga policia lidhur me krimin, ai tha se fillimisht patën një debat verbal në lidhje me një shtëpi me qira, e më pas gjërat agravuan.

I ndjeri së bashku me shokët e tij jetonin në një shtëpi me qira që nuk e kishin paguar prej muajsh. Si pasojë pronari i kësaj shtëpie i kërkojë Fejzas të ndërhynte që të merrte lekët e tij.

Duket se ndërhyrja ka qenë fatale, pasi i mori jetën me tre plumba 27-vjeçarit.

Fillimisht gjithçka nisi përmes dialogut i cili shumë shpejt u ndërpre nga një shuplakë të cilën viktima ia dha 39-vjeçari.

Duket se kjo revoltoi Fejzan pasi ai është larguar, ka shkuar në shtëpi, ka marrë armën dhe ka qëlluar të riun, duke e lënë të vdekur në rrugë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 mars, në lagjen Liberta në bari të Italisë rreth orës 16:00. Pavarësisht se 27-vjeçari është dërguar menjëherë në urgjencë, ai nuk i mbijetojë plagëve të marra.