Nuk paske kuptuar asgjë nga humbja, o Lul

Nuk paske kuptuar asgjë nga humbja, o Lul

Durrësi e ka pritur shumë ftohtë Lulzim Bashën. Njeriun që do të mbahet mënd gjatë në politikën shqiptare, që ka “korrur” veçse humbje në betejat elektorale. Ka menduar t’ja nisë me “ture dhe takime”, ndërkohë që duhej t’ja niste me “ndjesë dhe dorëheqje”. E ka nisur nga Durrësi, qyteti dhe qarku që i ka dhënë goditje fatale Partisë Demokratike edhe në zgjedhjet e fundit. Nuk paske kuptuar asgjë Lul, asgjë nga ç’ka ndodhi me ty dhe partinë tënde. Nuk paske kuptuar asgjë deri sot. Pasi duhet të kishe kuptuar dhe mësuar shumë nga disfata elektorale më e fundit, për tu zgjuar nga gjumi i thellë. Në Durrës, Ferdinand Xhaferrit i është dashur të “djersitet” derisa mblodhi disa dhjetra mbështetës të PD, kurse Lulzim Basha u foli atyre për “fitore, beteja, mosnjohje të zgjedhjeve,dhe zero bashkëpunim me Ramën”. Asgjë nuk paske kuptuar Lul, ose je duke zbatuar me pikë dhe presje, rolin tënd në skenarin e Doktorit.

Ti nuk e ke kuptuar akoma, se Edi Rama do të fitojë edhe 3 mandate veç këtij që sapo fitoi. Ti nuk e ke kuptuar se “mosnjohja e zgjedhjeve”, shpërbën partinë tënde, dhe të shpall ty “non-grata” në dyert e kancelarive europiane dhe DASH-it. Ti nuk e ke kuptuar akoma, se vazhdimi i bindjes deri në vetsakrifikim politik ndaj Sali Berishës, do të thotë të “djegësh” ashtu si mandatet, edhe karierën tënde politike. Lulzim, “dora e shtrirë” e Edi Ramës, është shansi yt i vetëm, i fundit, dhe më i duhuri për momentin që po kalon ti dhe partia tënde.Dora dhe ftesa për bashkëpunim, mbetet e sinqertë, me synimin e qartë për të ndryshuar gjithçka nga politikbërja e derisotme, dhe për ti kthyer përfundimisht kurrizin lëtyrave që ndjellin dhe kërkojnë destabilizimin e vendit. Refuzimi yt, tregon sa thellë je futur në batakun e Sali Berishës, aq sa për të mos dalë prej andej, edhe kur Edi Rama të fton të bëhesh tjetër njeri, në një epokë të re për vendin. Aq më keq për ty.

Nise turin nga Durrësi, por do të ishte mirë t’ja nisje nga Elbasani, nga qyteti që u tmerrua përgjatë gjithë muajit të fushatës nga falangat e armatosura (ish-policë të shkarkuar) që kishe sjellë ti, nga Tropoja apo Shkodra. Tu thoshe edhe atyre pak mbështetësve që ke në Elbasan, se “do të fitojmë, do të rrëzojmë Ramën, nuk njohim zgjedhjet e blera”, dhe budalliqe të tjera që baza e partisë tënde, i neverit. Lulzim, ke menduar se ashtu si 4 vjet më parë, do të bësh zgjedhje të manipuluara brënda PD, për tu “rizgjedhur” kryetar. Ke menduar gjithashtu, se duke u shtirur sikur “ke vendosur të mos njohësh zgjedhjet”, do të besojnë anëtarët e partisë ? Gabon Lul, dhe gabon rëndë. Sepse ti nuk di të luash “poker” i vetëm, pasi ke mbi krye Sali Berishën.

Ti duhet të dalësh para anëtarësisë, dhe tu kërkosh ndjesën e madhe, për humbjen, për listat, për vasalitetin bajat ndaj Sali Berishës,për aleancat me LSI-në, për ngritjen e strukturave të armatosura, për vrasjen e Elbasanit, për rastet e blerjes së votave kryesisht në Veri, për sulmet ndaj faktorit ndërkombëtar, për mosnjohjen e humbjes së merituar të zgjedhjeve, për sulmet e paprincipta ndaj zërave kundër teje, dhe për shumë arsye të tjera. Koha juaj politike mbaroi Lulzim. Çdo hezitim pas kësaj, është thjesht faturë e rëndë për partinë, që e ke kthyer në çiflik dhe po mundohesh ta hipotekosh me stile berishiane.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 11/05/2021 22:08

    Nuk heq dore ky shejtan nga PD. Ja ka pare hajrin. E ka kthyer PD ne shpk. Mire tu behen demokrateve qe kane 8 vjet qe i bejne sehir Lulit. Luli nuk ndryshon. Eshte po ai i 2017. Listat per deputete ja ben familja. I nxjerr ne momente te fundit. Aspak transparente. Persona pa asnje merite dhe lidhje me PD.Thote qe partia eshte e hapur, kur nderkohe e ka bere bunker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja