'Nuk pati përdorim masiv të molotovëve', Lamallari: Falenderojmë ndërkombëtarët

'Nuk pati përdorim masiv të molotovëve', Lamallari: Falenderojmë ndërkombëtarët

Besfort Lamallari

Pas përfundimit të protestës së opozitës e cila zgjati më pak se zakonisht, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi se pavarësisht sulmeve të ndodhura ditën e sotme, ata nuk mund të krahasohen me protestën e së shtunës, si shkak edhe i paralajmërimeve të ndërkombëtarëve të cilët u angazhuan kundër dhunës.

"Protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit. Ajo u shoqërua me një përdorim të madh të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme shpërthyese, të gurëve dhe mjeteve të tjera përfshirë dhe pak bomba molotov.

Si rezultat i dhunës u lënduan policë, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale, si edhe u thyen xhamat e dritareve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Institucione kushtetuese si Parlamenti i Shqipërisë dhe Kryeministria u sulmuan sërish sot në mënyrë të jashtëligjshme.

Por krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka tregon se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve.

Megjithatë, protesta e sotme prodhoi paligjshmëri të shumta dhe vijoi të mbetet pa asnjë masë sigurie të marrë nga organizatorët e saj. Trafiku rrugor pësoi bllokime të vazhdueshme në disa akse kryesore të qytetit dhe pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të efektivëve të policisë rrugore, dëshirojmë t’i kërkojmë ndjesë qytetarëve për vështirësitë në lëvizje mbrëmjen e sotme.

Ministria e Brendshme shpreh mirënjohje për angazhimin profesional dhe për vetëpërmbajtjen e admirueshme të të gjithë forcave policore përballë provokimeve të shumta dhe të vazhdueshme.

Ministria e Brendshme falënderon përfaqësitë diplomatike që u angazhuan kundër dhunës dhe në mbështetje të ruajtjes të standardeve demokratike dhe gjithë qytetarët shqiptarë që i qëndruan larg dhunës dhe provokimeve.

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike janë të motivuara dhe të përgatitura për të kryer me përpikmëri, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë detyrën në shërbim të ruajtjes së një mjedisi të lirë, të qetë dhe të sigurt, ku gjithkush ka mundësi të ushtrojë të drejtat demokratike", deklaroi Lamallari.


Lajmi kryesor:

Nisin hetimet, çfarë mjetesh piroteknike u përdorën në marshim protestë (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë