Nuk përjashtohet pista e rrëmbimit
për avionin e zhdukur në Malajzi

KUALA LUMPUR – Autoritet malajziane nuk përjashtojnë faktin që avioni me 239 persona në bord i cili u zhduk nga radarët të shtunën e kaluar, 8 mars, mund të jetë rrëmbyer.

Gjithsesi, përpjekjet për gjetjen e avionit janë intensifikuar, raportuan sot agjensitë ndërkombëtare të lajmeve.

Ndërkohë, raportimet për gjetjen e njollave të karburantit në jug të Vietnamit sugjerojnë se avioni mund të jetë rrëzuar por nuk janë konfirmuar zyrtarisht raportimet se janë parë mbetje metalike të avionit.

Autoritetet malajziane nuk përjashtojnë asnjë mundësi duke përfshirë rrëmbimin, një bombë që mund të ketë shpërthyer, apo edhe ndonjë difekt të rëndë teknik.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Malajzisë Dato Azharuddin Abdul Rahman deklaroi se 34 avionë të vegjël, 40 anije, dhe qindra vetë në personel janë të përfshirë në gjetjen e avionit.
 
Redaksia online
(es.sk/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati