Nuk përmbahen tifozët e Milanit, kore ofenduese kundër Napolit: Duhet ujë dhe sapun

Nuk përmbahen tifozët e Milanit, kore ofenduese kundër Napolit: Duhet ujë dhe sapun

Banderolat ofenduese të kuqezinjve

Çerekfinalja e parë e Champions League mes Milanit dhe Napolit pa kuqezinjtë e Piolit të fitonin 1-0 me golin e Bennacer, teksa tifozët mbushën mitikun "San Siro". Kuqezinjtë vendas nuk mund të mos thumbonin miqtë, teksa koret e tyre dhe banderolat kanë qenë ofenduese.

“Ujë dhe sapun, duhet ujë dhe sapun”, është kori që këndohet nga tifozët e skuadrave të veriut kur luajnë me Napolin, të cilat i konsiderojnë këta të fundit si pisanjosë  dhe të padenjë. Në fakt ka një ndarje mes veriut dhe jugut të Italisë, gjë që vihet re edhe në ndeshjet e futbollit dhe sjelljet mes tifozëve në ndeshje të tilla.

Tanimë pritet që tifozët e Napolit të "marrin hak" në ndeshjen e kthimit një javë më pas në "Diego Armando Maradona", me autoritetet që duan të shmangin përplasjet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)

Atentati në Vlorë/ Drejtori i Policisë: Kevin Hajrulla ndodhej në makinë kur u qëllua (VIDEO)