TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk ëhstë përmbajtur kur është pyetur për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Duke folur me një gjuhë më keq se Sali Berisha, Kryemadhi ka pasur një deklaratë të shëmtuar për Kim, lidhur me deklaratat për blerje votash.

“Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash,” – u shpreh Kryemadhi në një intervistë për mediat. 

Monika Kryemadhi debatoi ndërkohë me gazetarin Arjan Çani i cili tha se opozita nuk e ka popullin me vete.

Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.

Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.

Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?

Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time.

Çani: Atëherë është Zoti për të gjithë.

Kryemadhi: Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd.

Çani: Bravo, kjo është gjuha politike që duhet zgjedhur, këtu jam dakord me ty.

Kryemadhi foli mes të tjerave edhe për rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale në fushatë. Sipas saj kjo është mundësia më e mirë për t’u afruar me publikun.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Kryemadhi: Berisha nuk e rr*an fare, ai është dashi me brirë që drejton tufën tonë

1680272031_Screenshot1.jpg

Monika Kryemadhi ka folur me lavde për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili kësaj here ka marrë drejtimin e opozitës. Ai e ka cilësuar Berishës si “dashi me brirë”, e ndërsa thotë se e respekton sepse ecën përpara pavarësisht presioneve. Mirëpo, këtë e tha me një gjuhë jo shumë të hijshme.

“Lideri i opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë.

Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi”, tha Kryemadhi.