Nuk përmbahet me 'perlat' mbështetësja 'amerikane' e Berishës! Evi Kokalari: Trump do rikthehet, do pastrojë DASH nga Soros e Gates! Unë do i tund themelet Bashës në Kongres

Nuk përmbahet me 'perlat' mbështetësja 'amerikane' e Berishës! Evi Kokalari: Trump do rikthehet, do pastrojë DASH nga Soros e Gates! Unë do i tund themelet Bashës në Kongres

Evi Kokalari

Prej dy ditësh që kur i shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës në Durrës, si një mbështetëse 'amerikane' e ish-Kryeministrit në 'luftën' e tij kundër SHBA, Evi Kokalari nuk ka ndalur me 'perlat' e saj.

Pas u prit dje për një drekë në Presidencë nga Ilir Meta, mbrëmë ajo ishte në një intervistë në televizionin e familjes Berisha.  Ajo tha se Donald Trump do të rikthehet më i fortë se kurrë në SHBA.

"Në mënyrë absolute që po. Un besoj se ai e kishte fituar në 2020. Po të shohësh lajmet e fundit, po dalin votat e manipuluara në disa shtete. Ne shihnim çfarë bëhej në fushë, si takimet me Sali Berishën, por në standard tjetër, me 20 mijë veta. Ndjehej, pasi kishim demokratë që do votonin për Trump. I kaluam linjat mes demokratëve dhe republikanëve sepse shihnim nga e ardhmja. Po të shohësh zhvillimet e fundit në Afganistan, Covid-19 etj. mbështetja ndaj tij është rritur akoma. Ai është në një formë fantastike dhe ai beson se mund të kthehet para 2024 nëse gjykatat do vendosin dhe mund të funksionojnë. Në radhë të parë do heqë mandatin e vaksinës. Ikën mbështetja më e madhe e Xhorxh Sorros nga DASH", tha ajo.

Sipas saj Trump hapi Kutinë e Pandorës, që ishte gjëja më e madhe.

"Po të kthehet për një 4 vjeçar tjetër, DASH do pastrohet. Do kuptohet se sa ndikim ka Sorros në DASH, në VOA, në gjykata. Amerikanët po e kuptojnë se Kina Sorros Bill Gates, kanë shkatërruar botën", tha mbështetësja e Berishës.

Në fund ajo tha se do i tundë themelet Lulzim Bashës në Senatin amerikan, a thua ajo ka akses në të dhe mezi po e presin të denoncojë Bashën.

“Unë prezantoj të djathtën dhe e kam ndjerë dhimbjen e së djathtës, edhe në Amerikë, edhe këtu. I kam thënë Berishës se nëse ke idhull, ke Regan e më thua se jam i së djathtës qendrore, Regan ka qenë i djathtë i vërtetë, sepse përndryshe do dobësohej opozita këtu, e djathta është e tillë, nuk ka të djathtë qendrore. Basha dje me deklaratën nuk më tremb, mua nuk më tremb as ai, as Rama, as Soros, asnjëri.

Ajo dosje që ka Basha u shfrytëzua që t’ja bëjë gropën Berishës. Largimi i Berishës mërziti të gjithë të djathtën, më bëri që të kryej akoma veprime, do të shkoj tek kongresistët amerikanë e do ua shpjegoj se çfarë ka ndodhur dhe si është shfrytëzuar foto me Donald Trump. Do ta çoj në Kongres, që të ketë hetim ndaj Bashës, nuk ka bërë padi e nuk është burrëri kjo. Turp që nuk ka bërë padinë. Kam raporte me kongresmenë amerikanë. E kam mikeshë Yuri Kim dhe unë e mbroj Berishën, e Kim nuk ka pse të më imponojë se çfarë mendoj”, deklaroi Kokalari.

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën se se ka ‘shitur’ Sali Berishën për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus. Nga Foltorja e Sali Berishës në Durrës, Kokalari tha se Lulzim Bashës i është hequr viza amerikane për 2-3 vjet, por që tani më me përjashtimin e Berishës, atij i janë hapur dyert për të shkuar në Amerikë.

I menjëhershëm qenë reagimi i PD-së për këto deklarata, ku e mohoi akuzat e Koalarit dhe bën me dije se do ta padisin atë për shpifje. Por, aktivistja Evi Kokalari reagoi sërish dhe tha se në SHBA do të punojë për të kuptuar nëse akuzat për pagesën e paligjshme të lobimit rus janë rrëzuar dhe pse.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/10/2021 01:12

    Kjo Kok-A-Quanoni nga surrati dhe diarreja qe vjell nga goja, i ngjan Jeanine Pirros te FOX-it.Ve bast qe eshte askushi ne U.S.,por per trushpelaret e komunistit te devotshem,ish-sekretarit te partise te spitalit, Sali Berisha,qe e ndjekin si qente bushtren dhe jane gati << te marrin kallashin>> per te,eshte si bicim Amerike e trupezuar.Merrni me shume info.per te,se po i jep rendesi vetes me shume se sa eshte ne te vertete.

    Përgjigju
  • drlon: 01/10/2021 14:42

    Ku pyet zonja Kim per prostituta qe e kane te shkruar ne balle more mjeran anti Amerikan, ju jeni akoma me SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER...

    Përgjigju
  • Lui: 01/10/2021 13:50

    Sikur nuk mjaftonin idiotet qe ka PD te Bashes e te Saliut. Duhej te vinte dhe kjo, kur e degjoja qe hidhte akuza per vjedhje votash ne SHBA, me vinte turp qe ishte shqiptare.

    Përgjigju
  • Tosi: 01/10/2021 11:27

    Thoni ca te doni, po sa hyri ne skene shoqja Evi, shoqes se saj Kim i iku goja.....

    Përgjigju
    • Erick: 01/10/2021 13:21

      Nuk i iku goja Kimit, po Kimi veç ndezur zjarrin dhe thjeshte Po shikon se kush do digjet, e sa per Znj, Kokalari ështe e derguara e SHBA’s për rindertimin e PD’es dhe pse jo dhe drejtimin e saj

    • Endri: 01/10/2021 13:04

      Pse Ambasada USA do merret me sa zhgarravina gjen SB me pasaporte amerikane?!!

    • elona: 01/10/2021 12:54

      ❤️

  • Nexhati: 01/10/2021 11:03

    Ore ça e quan veten kjo e quan veten sekretare e shtetit Amerikan. O pik e zez ku i gjen salheu kto tipa.

    Përgjigju
  • Leci: 01/10/2021 09:19

    Kjo kok karja paska marur miliona $ per fushate per nje kriminel si Berisha!

    Përgjigju
  • e Papuna: 01/10/2021 09:09

    ehh ju u katandis PD. mjafton te kesh nje pasporte amerikane dhe mund te guxosh te marres drejtimin e kesaj partie. nuk ka rendesi nese je kamarier, shofer, pastrues, punetor ndertimi me 4 klas shkolle, mjafton vetem pasaporta amerikane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht