VLORË- Një e moshuar është shpëtuar nga forcat zjarrfikësve, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj në Vlorë.
Gazetari Armand Xhelili bën me dije se e moshuara nuk kishte mundësi që t’u përgjigjej familjarëve të saj për shkak se ishte sëmurë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e policisë, për të bërë të mundur nxjerrjen e saj nga banesa.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë në banesë duke u futur nga dritarja.
Komento