Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme, ka vizituar Mallakastrën, ku ka ndarë edhe një histori personale lidhur me nisjen e karrierës së tij politike.
Kryeministri i është drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe drejtuesit politik të Fierit, Gramoz Ruçi, duke i treguar një godinë të vjetër e cila sipas tij lidhet me nisjes e historisë së tij politike, pasi ka qenë tentativa e tij e parë për të hyrë në konferenca siç i quajti ai për të zgjidhur kryetar.
Biseda e plotë:
Rama: Gramoz, kjo është godina e historisë sime politike. Këtu ka qenë tentativa ime e parë për të hyrë në ato konferencat zgjedhën e kryetarit të ri. Më lanë tek dera dhe më thanë: do mblidhemi për të marrë një vendim. Doli Sokrati, më dha letrën: Nuk pranohesh që të hysh në sallë. Pas disa tentativash, ndërhyri shoku Gramoz edhe….
Ruçi: Po çne Sokrati këtu?
Rama: Po ka qenë i Fierit mo
Ruçi: Jo. Jo, ka qenë…
Rama: Sokrati i Fierit mo, unë kam letrën “Nuk lejohet te hysh”. Ndoshta ka qenë i deleguar që ndiqte këtu, nuk e di. Sa herë e takoj Sokratin, i them; Letra Sokrat, më ke lenë jashtë.