VLORË- Pasditen e djeshme i deleguari politik Damian Gjiknuri ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark me zonat ku do të punojnë.
Në këtë mbledhje, Gjiknuri mësohet se ka lexuar një letër mesazh nga kryeministri Edi Rama, i cili ka surprizuar të pranishmit në sallë, ku shkruhej se kryebashkiaku Dritan Leli nuk do të jetë më pjesë e fushtës së PS-së në Vlorë.
Mësohet se në letrën e dërguar nga kreu i qeverisë, është thënë se Dritan Leli është i lirë nëse do të ndjekë privatisht fushatën, apo ndonjë kandidat për deputet që ai mbështet. Letra është lexuar nga i deleguari politik Damian Gjiknuri përpara asamblesë në Teatrin ‘Petro Marko’, mbledhje e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ndërkohë që mësohet se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë ku do të zhvillojë një takim me kandidatët për deputet në këtë qark tek Vilat Qeveritare, dhe paraprakisht raportohet se Leli nuk do të marrë pjesë në mbledhje.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama theksoi në një konferencë për mediat se kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit i kishte bërë një ftesë për të kandiduar, por që nuk e kishte pranuar Leli.
Për këtë Rama tha se pavarësisht refuzimit të tij, PS do të arrijë objektivat e veta në Vlorë. “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme, nuk ka fare rendësi se çmendon njëri dhe tjetri. Është e vërtetë që i propozova të bëhet pjesë e skuadrës nuk e ka parë të arsyeshme, me të, pa të skuadra jonë do të arrijë objektin bazë”, tha Rama pak ditë më parë.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, nën hetim 56-vjeçari
28 Janar, 13:25
Shume gabim z.Rama,z.Leli mund te kete 100 arsye pse nuk do te jete deputet,por kjo nuk duhet te jete pengese per fushate,pasi ai mund te sjelle keshtu me shume vota.Behuni me pragmatist zoteri!
PërgjigjuLERE DRITAN LELIN si kryetar bashkie derisa ti mbaroje mandati,,,po e shkarkove para mbarimit te mandatit nuk ke per te marre me vota ne vlore...
Përgjigju