SARANDË– Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma është gjobitur për të dytën herë për të njëjtën shkelje. Komisioni i Prokurimit Publik e ka gjobitur këtë herë me 50 mijë lekë të reja pasi Gurma, nuk pranoi që të bashkëpunonte me shefin e KPK-së.

Mësohet se Gurmës, i është kërkuar informacion në lidhje me një tender mirëpo ai nuk iu është përgjigjur. Të njëjtën gjë ai ka bërë edhe në muajin prill.

Tenderi për të cilin u kërkua informacion, kishte të bënte me shtrimin e disa rrugëve me beton me fond limit 5.7 milionë lekë, i cili është zhvilluar në datën 14 prill 2021.

Më 19 maj subjekti “Tea D” ka dorëzuar ankesë pranë KPP. Më pas ky i fundit pasi është njohur me ankesën, në datën 25 maj ka vendosur pezullimin e procedurës si dhe ka detyruar Bashkinë e Sarandës që brenda 5 ditëve të dërgojë informacionin e kërkuar. Dhe kjo nuk ka ndodhur. 

(Mase Administrative per Bashkine Sarande )