Pronari i një lokali në Gjirokastër është arrestuar nga policia për prishje të qetësisë publike. Në pranga është vënë Melsi Shehu i cili pas mesnatës vuri muzikë me zë të lartë në lokalin e tij në zonën muzeale duke shqetësuar banorët dhe turistët.

Sipas njoftimit 45 vjeçari jo vetëm që nuk ka pranuar të ndalojë muzikën por ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Ndërkohë janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën në lokalin e tij.