Nuk respektuan çmimin e Bordit, gjobiten 2 pika karburanti në Tiranë e Vlorë! Rama: Javën tjetër hyn në fuqi sekuestrimi i pikave të karburanteve

Nuk respektuan çmimin e Bordit, gjobiten 2 pika karburanti në Tiranë e Vlorë! Rama: Javën tjetër hyn në fuqi sekuestrimi i pikave të karburanteve

Kryeministri Edi Rama

Dy pika karburanti, një në Tiranë dhe një në Vlorë janë gjobitur pasi nga kontrollet ka rezultuar se kanë vendosur çmim më të lartë sesa ai i përcaktuar nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, 203 lekë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në ‘Facebook’ se të dy subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Kreu i qeverisë paralajmëron se nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.

“Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit. Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet, siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Më 16 mars Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve vendosi çmimin e naftës 203 lekë për litër deri më 21 mars. Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 20/03/2022 08:20

    Lukasjenka…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës