Nuk respektuan ligjin anti-duhan
gjobë 25 mln lekë 91 subjekteve

Nuk respektuan ligjin anti-duhan<br />gjobë 25 mln lekë 91 subjekteve
TIRANE - Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka vijuar inspektimet në Tiranë në kuadër të zbatimit të ligjit anti-duhan, në kuadër të të cilit nga verifikimet janë gjobitur 6 kafene të njohura në kryeqytet.

Subjektet e penalizuara janë:

Bar Kafe në Qendrën Tregëtare ‘Sheraton’.
Bar Kafe ‘Antonela’ Rr.Pashko Vasa.
Bar Kafe “Polo”,Rr.Muhamet Gjollesha.
Bar Kafe “Triangolo”,Adresa :Rr.Abdyl Frashëri.
Bar Kafe “Lorand”, Adresa:Mbikalimi Kamëz..
Bar Kafe në Qendrën Tregëtare ‘Galeria’.

Sipas komunikatës për shtyp, nga 4117 inspektimet e kryera nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga data 10 shtator 2014 deri sot janë konstatuar shkelje të ligjit anti-duhan në 91 subjekte private dhe shtetërore, vetëm në kryeqytet.
 
Lidhur me këto inspektime janë gjoba ndaj subjekteve me një vlerë totale prej 25 985 500 lekësh . Nga ana e saj Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në qarkun Tiranë, ka shprehur vendosmërinë për zbatimin pa asnjë hezitim dhe tolerancë zero për ligjin anti-duhan.
 
Dy ditë më parë, nga një aksion i kryer nga ana e këtij institucioni, i ndjekur nga afër edhe nga vetë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, u gjobitën me nga 350 mijë lekë të reja, 6 lokale nate për moszbatimin e këtij ligji.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot