Siç duket edhe nga fotot e publikuar në rrjetet sociale, as vajza vlonjate nuk i ka rezistuar dot trendit ‘nudo’, ku shumë emra të njohur të skenës shqiptare tashmë janë në qendër të
vëmendjes për shkak të zhveshjeve.
Ish-banorja e Big Brother, Franceska Jace ka zgjedhur detin Jon dhe fotografin Juxhin Kurtin për të sjellë për të gjithë fansat bukurinë e saj femërore.
Duhet pranuar se trupi i vajzës së shumëpërfolur të spektaklit, është në formë të shkëlqyer dhe pozat janë tejet seksi duke bërë që ta kenë zili si meshkujt edhe femrat.
Ndërkohë, duket se këto ditë të nxehta gushti Franceska ka rrugëtuar në San Torini, ku në foto duket se është e shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)