Një mbrëmje vërtet emocionuese ajo e Masterclass në Shqipëri, një sallë e tejmbushur me personalitete shqiptarë, por edhe me adhurues të make up-it, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët udhëtuan drejt Pallatit të Kongreseve për të zbuluar truket e një makiazhi perfekt.
Vëmendja në këtë mbrëmje magjike shkoi edhe për modelen Kleona Leka, e zgjedhur nga grimieri i Kim Kardashian, Mario Dedanoviç, konkurrentja për Miss Universe Albania 2017, modele e agjencisë "Grace models".
Në postimin e tij Mario është shprehur se modelja ngjason me të ëmën dhe se ajo është një bukuri shqiptare.
Nuk dihet nëse ishte thjesht ngjashmëria me mamanë e grimierit arsyeja pse ishte Kleona dhe jo një tjetër personazh nga showbizi shqiptar e përzgjedhura e Marios, ama një gjë është e sigurt ajo nuk ishte vetëm mbrëmja e Kleonës por edhe çelësi magjik i ngjitjes së saj në karrierën e modelingut.