Modelja 21-vjeçare shkon me bikini në aeroport, i ndalohet hyrja në avion

Modelja 21-vjeçare shkon me bikini në aeroport, i ndalohet hyrja në avion

Modelja dhe aktorja braziliane, Kine-Chan, 21-vjeç, është ndaluar të hipte në avion në aeroportin Navegantes, Brazil, për shkak të veshjes së saj e cila u vlerësua si e “papërshtatshme”

Ajo shihet e veshur me bikini të zeza, paruke blu dhe sandale.

Për këtë incident ajo e ka treguar vetë përmes rrjeteve të saj sociale, e cila kishte shkruar se veshja e saj ishte për një event.

“U përpoqa të hipja në aeroportin e Navegantes e veshur si Cosplay e Rebeca-s. E dija që mund të vonohesha, kështu që isha veshur për të mos humbur kohë. Por më thanë të shkoja në shtëpi dhe të ndërroja rrobat sepse ajo që kisha veshur nuk ishte ‘e përshtatshme’”, shkroi ajo.

Disa nga komentuesit sugjeruan që ajo mund të vishte një veshje tjetër përveç rrobave të banjos, ndërsa disa të tjerë nuk ishin dakord me vendimin e autoriteteve.

“Është vërtet zhgënjyese të mësosh se aeroporti ndaloi një artiste të talentuar. Liria e fjalës dhe krijimtaria duhet të inkurajohen dhe respektohen gjithmonë”, shkroi një nga komentuesit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale