Ashtu siç dihet tashmë, reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey, kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë gjë e bënë të ditur në mënyrë shumë të qartë në “Instagram”.
Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.
Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.
Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo
Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruan modelja.
E mesa duket pas të gjithë këtyre diskutimeve Ariana ka vendosur të vazhdojë jetën e saj, pasi ditën e sotme ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku ndodhej në krahët e një personi tjetër.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.8%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4256
Lajme të tjera
-
Është 50 vjeç, por Sofia Vergara nuk njeh moshë! 'Mahnit' ndjekësit me foton e fundit
30 Dhjetor 2022, 18:29
-
Era Istrefi dhe Don Xhoni në një lidhje? Video-ja e puthjes që po çmend rrjetin
16 Tetor 2022, 13:45
-
Çfarë po ndodh? Era Istrefi dhe Don Xhoni përqafohen ëmbëlsisht në mes të rrugës! Videoja po ‘çmend’ rrjetin
9 Shtator 2022, 09:11
-
Reperi Don Xhon në një histori të re dashurie? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet (FOTO)
10 Gusht 2022, 16:23
-
E akuzoi si dhunues në Tik Tok, taksisti shqiptar padit modelen greke: Kam punuar ndershëm për të rritur fëmijët e mi, kjo po më përbalt
17 Maj 2022, 16:32
-
FOTO/ Modelja shqiptare zgjidhet “Miss Michigan America 2022”
17 Mars 2022, 03:06
-
Ikona e modës, Naomi Campbell ‘dominon’ kopertinën e ‘Vogue’ së bashku me të voglën e saj! Ndan me publikun detajet emocionuese të mëmësisë
16 Shkurt 2022, 01:52
-
Po sfilonte me elegancë gjatë show-t të modës, modelja ndalet dhe 'gjuan' me pallto të ftuarit, i lë të gjithë pa fjalë (VIDEO)
31 Janar 2022, 16:41
-
Pa grim dhe të thjeshta! Çfarë ‘fshihet’ pas kurorës së ‘Miss Univers’ ndër vite
23 Janar 2022, 19:24
-
VIDEO/ Hutoi gardianët dhe i hodhi një litar, modelja seksi 21 vjeçare ndihmon nënën të arratiset nga burgu
31 Tetor 2021, 13:32
-
Arrestohet modelia greke ‘punonte’ për baronin shqiptar të drogës! Zbulohet karteli i kokainës që drejtohet nga ‘Billy the Kid’, shqiptari i cili vepronte nga Amerika Latine drejt Europës
20 Shtator 2021, 17:21
-
Dalin të zhveshura në rrugë dhe spërkasin njëra-tjetrën me ujë, arrestohen tre modelet ukrainase në Malin e Zi
9 Korrik 2021, 22:00