Nuk u gjet dot asnjë blerës pas
falimentit, Parma në Seria D

Nuk u gjet dot asnjë blerës pas<br />falimentit, Parma në Seria D
Ekipi italian Parma ka rënë në kategorinë e fundit pas shpalljes së falimentimit pasi klubi nuk gjeti dot asnjë blerës për të shlyer borxhet.
 
“Administratorët e Parmës kanë komunikuar se nuk ka asnjë ofertë për blerjen e të drejtave të klubit”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Parmës duke bërë të ditur se tashmë është shpallur falimenti.
 
Parma përfundon në Seria D pasi këtë sezon e mbylli në fund të tabelës së renditjes së Seria A. Ekipi nuk e ka fituar asnjëherë kampionatin, por gjatë viteve 1990 kanë fituar dy Kupa UEFA dhe Kupën e Fituesve.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën