Në këto temperatura të larta, pemët dhe bimët duan përkujdesje, minimalisht të ujiten, por kjo duket se nuk ka ndodhur në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet, lulet që ndodhen brenda këtyre vazove gjigante prej betoni janë tharë, e madje janë mbushur me mbeturina.
Pamjet i përkasin zonës pranë Pallatit të Kongreseve, të cilat përveç anës estetike kanë edhe funksion ndarës të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me korsinë e biçikletave.
Ditën e djeshme, Report Tv solli pamje nga tharja e pemëve në instilacionin ‘Tirana Moons’, vetëm një vit nga çelja e tyre.
Vepra arkitekturore ishte konceptuar si një bibliotekë e hapur brenda një instalacioni, por sot ajo nuk i përngjan më hapësirës miqësore për mjedisin, sikurse ishte ideja fillestare.












Komente
Komento