Nuk vendosin të reklamojnë kompaninë e Koço Kokëdhimës, FSHF vijon gjobat për Partizanin dhe Teutën

Nuk vendosin të reklamojnë kompaninë e Koço Kokëdhimës, FSHF vijon gjobat për Partizanin dhe Teutën

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme listën e masave administrative të marra pas përfundimit të ndeshjeve të javës në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë. Dënime me gjobë ka pasur për Partizanin dhe Teutën si pasojë e përsëritjes së vendimit për mos vendosjen e stemës së Kategorisë Superiore në fanellë.

Bëhet fjalë per stemën e nje kompania private ne pronesi te Koco Kokedhimes, i cili perveçse eshte i punesuar ne FSHF, ka marre dhe te dretjen e emrit te Superiores, ku jep shifra qesharake per klubet e futbollit, si dhe i gjobit po nuk e reklamuan emrin e tij.

Njoftimi i plotë

KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin