Nuland viziton Kosovën: Themeloni
Gjykatën Speciale që të ecni pëpara

Nuland viziton Kosovën: Themeloni<br />Gjykatën Speciale që të ecni pëpara
Ndihmës Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka zhvilluar dje një vizitojë në Kosovë, ku është takuar me krerë të lartë të shtetit.

Fillimisht Nuland u prit nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me të cilën bisedoi mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe të rendit dhe krijimin e Gjykatës Speciale, sfidat në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane.

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti në përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe se pret që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale për t'i adresuar akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe për të shmangur që një hap i tillë të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Duke folur për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është e përkushtuar në këtë proces dhe kërkon zbatim konkret të të gjitha marrëveshjeve të arritura. Ajo tha se shkalla e zbatimit të marrëveshjeve duhet të jetë kushtëzim për rrugën evropiane të Serbisë, e cila edhe më të tutje vazhdon të mbështes strukturat ilegale serbe në Kosovë.
nuland
Sipas mediave kosovare në takimin që Nuland ka pasur me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është shumë e rëndësishme për Kosovën themelimi i Gjykatës Speciale. Kjo sipas Nuland do të ndikojë në ecjen e vendit përpara në rrugën drejt integrimit.

Nuland ka thënë se Shteti i Kosovës dhe lidershipi duhet të tregojnë mençuri për të mbyllur edhe këtë kapitull për Kosovës. 
 
Më tej, Victoria Nuland në vazhdën e takimeve me liderët e institucioneve të Kosovës, ka takuar edhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.Në këtë takim u diskutua për procesin e dialogut në Bruksel, Forcat e Armatosura, krijimin e dhomave të veçanta si dhe zhvillimin ekonomik.

“Kosova dhe ShBA-ja kanë partneritet strategjik bazuar në vlera të përbashkëta”, ka shkruar Thaçi në Facebook pas takimit me Nuland.
nu
nuland
Nuland është pritur edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush haradinaj. Lajmin për këtë takim e ka bërë publik vet kreu i AAK-së, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Sot, pata nderin të pres në takim, Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Mirënjohje dhe respekt për punën dhe angazhimin e znj. Nuland. Mirënjohje dhe respekt për SHBA-të”, ka shkruar Haradinaj, në profilin e tij në Facebook.
nuland 

Gjatë qëndrimit në Kosovë, nuland ka dhënë një intervistë për RTK-në ku edhe këtu është shprehur se themelimi i gjykatës do të jetë kushti kryesor për antarësimin e
Kosovës në Bashkimin Europian. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyer kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland.


Ajo po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje

“Ne nuk duam që të ndodhë kjo sepse ne duam që Kosova të ecë përpara me Evropën dhe me neve”, - tha Nuland.
nuland
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës