Numërim i votave në Fier
rrezikohen rezultatet on line
KQZ pranon zyrtarisht dështimin e aplikimit të projektit të numërimit elektronik të vortave në Qarkun e Fierit, SEN. Mbledhjen e djeshme KQZ mori vendimin që në këtë qark numërimi fletëve të votimit të bëhet nga komisionerët e grupeve të numërimit.
TIRANE -
KQZ pranon zyrtarisht dështimin e aplikimit të projektit të numërimit elektronik të vortave në Qarkun e Fierit, SEN. Mbledhjen e djeshme KQZ mori vendimin që në këtë qark numërimi fletëve të votimit të bëhet nga komisionerët e grupeve të numërimit.
"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zbatimin e numërimit me dorë të votave në zonat zgjedhore të qarkut Fier, në zgjedhjet e 23 qershorit", tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Shkaku final i dështimit të këtij projekti është fleta e votimit, e cila përmban më shumë parti seç u miratua në KQZ, plotë 67, pas kandidimit të Dritan Priftit si deputet i pavarur.
Dështimi i projektit kushtoi rreth 1 milion euro. Sipas kontratës të firmosur mes KQZ dhe kompanisë "Indra", në total për numërimin elektronik do të paguheshin rreth, 1.4 milion euro, ndërsa me prishjen e kontratës, sipas marrëveshjes,firmës i është paguar rreth 70 % e kësaj shumë, që përkon me përfundimin e testit të numërimit elektronik.
Dështimi i projektit nuk ishte aq i papritur. Qe me nënshkrimin e kontratës, KQZ ishte në dijeni të kushtit të vendosur nga kompania, se ajo mundësonte vetëm leximin e fletës me përmasa të limituara, shtuar kësaj faktin që afatet kohore për realizimin e projektit dhe testimin e tyre u shkelën me mbi pothuaj një muaj.
Ndërkaq vetëm pesë ditë përpara zgjedhjeve, KQZ nuk ka nxjerrë ende aktet për projektin tjetër, atë të identifikimit të votuesve në Tiranë dhe projektit të transmetimit online të të dhënave nga vendet e numërimit të votave, një projekt i financuar nga USAID.
"Nëse kompania është e njohur me të gjitha vërejtjen e të gjithë aktorëve që janë në proces, ajo që duhet thënë është akti i KQZ-së për të vënë në lëvizje realizimin e këtij projekti. Do të ishte me shumë interes nëse ne do të informoheshim për këtë çështje", tha Genc Gjonçaj. Sipas Lleshit, sa përket tabelës së rezultateve në 21 qershor është planifikuar një test pranë KQZ.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44