TIRANE- Procesi i numërimit të votave në të gjitha Vendet e numërimit të Votave në mbarë vendin ka filluar të ecë më shpejt. Mbasditen e së hënës numërimi i votave ndryshoi hap, duke e çuar në 2582 numrin e kutive të numëruara deri në orën 21.00 të mbrëmjes.
Në një intervistë të dhënë për “Deutche Welle”, Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit ad hoc të Parlamentit Europian në Shqipëri, tha se procesi i numërimit6 ë votave për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të përfundojë brenda ditës ës sotme, rreth orës 22.00, sipas konfirmimit që i ka bërë kryetarja e KQZ, Lefterije Lleshi.
Mbase këto ritme me të cilat po ec tashëm numërimi i votave do të çojnë në një përmbyllje të shpejtë të procesit.
Prej mbrëmjes së djeshme vazhdon numërimi në të gjitha qarqet. Në disa KZAZ komisionerët e numërimit kanë ndërprerë punën për shkak të lodhjes së komisionerëve. Procesi në përgjithësi ka ecur i qetë.
E megjithatë edhe gjatë ditës së sotme, më 24 qershor, nuk kanë munguar problematikat dhe përplasjet në Vendet e Numërimit të Votave, lidhur me ecurinë e procesit.
Kështu, në KZAZ numër 33 në Tiranë, sipas Partisë Socialiste, punonjës të CEZ tentuan të afrohen tek kutitë e votimit.
Ndërprerje të procesit të numërimit ka pasur edhe në KZAZ-në nr. 20 në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës. këtë KZAZ ka shkuar ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i cili ka kërkuar që një pjesë e komisionerëve të Partisë Socialiste të mos qëndrojnë në qendrat e numërimit. Sipas Halimit, kandidat i PD në qarkun e Durrësit kampi i majtë kishte më shumë komisionerë seç duhej në qendrat e numërimit në KZAZ nr 20.
Ndërsa, komisionerët e PD-së kanë bllokuar për rreth 30 min procesin e numërimit edhe në KZAZ-në nr 22 në gjimanzin “Leonik Tomeo”.
Procesi i numërimit po ecën ngadalë në disa qarqe, ndërsa sipas projeksioneve të deritanishme, procesi i numërimit ka përfunduar për 45 % të kutive të votimit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com