Numërimi i votave, Rama: Të bëjmë një sistem dixhital, që fletët t'i shikojnë të gjithë (VIDEO)

Edi Rama e pranoi sot në Kuvend se hapja e listave e ndërlikon akoma më shumë cështjen e numërimit të votave, pasi përfaqësues kanë vetëm partitë e mëdha. Në mungesë të depolitizimit, që nuk e pranoi PD-ja, Rama bëri një tjetër propozim. "E dimë që partitë e vogla historikisht janë cenuar, kandidatët e pavarur, Myslymi ka qenë nga të paktët, janë cenuar. Nëse hapim listat duhet edhe ta vëmë në provë këtë sistem. Dhe nuk duhet bërë një provë që për shkak të administrimit të na çojnë në situata që të na thotë: E bëtë gabim. Një program, një lider, një skuadër, skuadër kombëtare. Bëjeni. Ne vetë PS-ja jemi kombëtare, nuk kemi nevojë të bëjmë. Këto skuadrat lokale të bëjnë një skuadër kombëtare.

Na duhet të gjejmë mekanizma për të arritur transparencën e numërimit, që çdo kandidat ta shohë numërimin e vet, është e mundur nëse vendosim në dispozicion një sistem dixhital. Shqipëria rezulton e para në rajon për transformimin dixhital ndërkohë kur është bërë raporti një dekadë më parë ishte e fundit. Nëse do të gjejmë sistemin e duhur të bëjmë të mundur që fletët e votimit të jenë në sytë e të gjithëve online, dhe kjo do të jetë e rëndësishme për integritetin e procesit se do të nxjerrë në pah integriteti i kandidatëve edhe integritetin për partitë".

Një koment, Rama e kishte edhe për vendosjen e pragut kombëtar në Kushtetutë. "Edhe kjo çështja e pragut që bëmë mirë që nuk e vumë në kushtetutë, por e lamë në Kod. Ne duhet të punojmë dhe të bëjmë një dallim të madh midis subjekteve që konkurrojnë se nuk janë të gjithë njësoj, në funksion të një fakti që e përsëris gjithmonë dhe me miqtë ndërkombëtarë. Deputetët e opozitës parlamentare mund të mos jenë aq të njohur se ata të opozitës jashtëparlamentare, por kjo nuk i bën më të mençur ata jashtë kuvendit.

Kur vjen puna tek vota për reformën zgjedhore, çdo deputet voton të vetmin ligj që lidhet drejtpërdrejt me interesin të tij politik, dhe nuk kam parë deri më sot, kemi parë në fakt, ka ndonjë këtu që nuk është në sallë që në mëngjes është me LSI në drekë me PD, mbasdite me PS, në darkë është i lirë për çdo parti që ka kohë të merret me të, dhe gjatë natës ëndërron me kë do ha mëngjes të nesërmen. Por 99.9% deputetët nuk mundet dot t’i kërkojmë të duartrokasin pa kërkuar asgjë tjetër, marrëveshjen e 5 qershorit, por ama, me dhimbje miqtë e mi do ta votojmë, dhe duhet ta votojmë, se përndryshe do hidhet në erë gjithçka. Ne nuk shkojmë dot përtej këtij sesioni pa i dhënë fund kësaj sage".


Lajmi kryesor:

Hajdari: Listat duhet të hapen 100%! Rama: Rrezikohet përfaqësimi i grave! Reflektoni për të votuar paktin e 5 Qershorit, s'e grisim dot (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë