Ndërsa numërimi i votave po shkon drejt fundit, Albin Kurti ka siguruar mbi 212 mijë vota personale, duke lënë pas rivalët, por jo edhe dilemën kryesore të paszgjedhjeve: si do të formohet qeveria e re në Kosovë.

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë ka marrë 212 mijë e 914 vota. Pas tij renditet kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, me 104 mijë e 950 vota, ndërsa Vjosa Osmani ka grumbulluar 70 mijë e 396 vota.

 10 më të votuarit e Vetëvendosjes

1.ALBIN KURTI 214,594 vota
2.GLAUK KONJUFCA 168,468 vota
3.ALBULENA HAXHIU98,146 vota
4. HEKURAN MURATI 85,313 vota
5. DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ 79,989 vota
6.XHELAL SVEÇLA 64,772 vota
7.AVNI DEHARI 59,234 vota
8.HAJRULLA ÇEKU 54,604 vota
9.MIMOZA KUSARI LILA 53,125 vota
10.EJUP MAQEDONCI 49,266 vota

 10-shja më e votuar e PDK-së:

1.BEDRI HAMZA 105,755 vota
2.PËRPARIM GRUDA 64,790 vota
3.ARIAN TAHIRI 56,511 vota
4.[URAN ISMAILI 50,983 vota
5.VLORA ÇITAKU 34,932 vota
6.SALA JASHARI 34,921 vota
7.GANIMETE MUSLIU 26,931 vota
8.ARBEN MUSTAFA 24,471 vota
9.RRAHMAN RAMA 24,246 vota
10.ENVER HOXHAJ 24,168 vota

10-shja më e votuar e LDK-së

1.VJOSA OSMANI SADRIU 69,847 vota
2.LUMIR ABDIXHIKU 63,428 vota
3.DOARSA KICA XHELILI 49,418 vota
4.HYKMETE BAJRAMI 39,086 vota
5.AVDULLAH HOTI 35,710 vota
6.KUJTIM SHALA 30,450 vota
7.UKË RUGOVA 30,066 vota
8.ANTON QUNI 23,726 vota
9.LUTFI HAZIRI 21,500 vota
10.ARMEND ZEMAJ 21,383 vota

Formimi i institucioneve të reja

Megjithatë, vëmendja në Kosovë është zhvendosur tashmë nga numërimi i votave te formimi i institucioneve të reja. Me Vetëvendosjen që nuk i ka numrat për të qeverisur e vetme, mbetet e paqartë se si do të ndërtohet shumica e re parlamentare.

Debati është përqendruar edhe te hapi i radhës pas konstituimit të Kuvendit. Njohës të Kushtetutës vlerësojnë se prioritet duhet të jetë zgjedhja e presidentit, për shkak të afatit 60-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Profesori Mazllum Baraliu e ka cilësuar presidentin si “prioritet të prioriteteve”, duke argumentuar se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit duhet të nisë procedura për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa qeveria mund të formohet më pas nga shumica që arrin të sigurojë mbështetjen e nevojshme.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka paralajmëruar se zvarritja e procesit mund ta çojë vendin në një vakum institucional. Sipas tij, nëse dështon formimi i qeverisë dhe nuk zgjidhet presidenti para skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës në tetor, Kosova mund të përballet me një situatë të paprecedentë kushtetuese.

Ndërkohë, numërimi i votave vazhdon. Deri tani janë procesuar 88.47% e votave nga 2 mijë e 210 vendvotime, ndërsa gjatë ditës së sotme nis edhe numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe verifikimi i dhjetëra mijëra zarfeve të diasporës.