Kryeministri Edi Rama thotë se numri 5 i PS në fletën e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit është një investim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një foto me flamurin e Shqipërisë dhe të BE dhe me numrin 5, kreu i qeverisë shkruan se qytetarët nuk duhet të shohin as majtas dhe as djathtas, por vetëm drejt Unionit. 

"Mirëmëngjes dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar kryeministri. 

Kujtojmë që më 17 Mars, u hodh shorti për renditjen e partive politike në vendin e votimit, ku PS do të mbajë numrin 5 ndërsa koalicioni PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbajë numrin 1.
Kreu i qeverisë ka thënë vazhdimisht se mandati i kartërt i tij do të ketë në fokus integrimin në BE. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 06:52

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?