Vëzhgimi i 'Report Tv'/ Drejtori i Policisë Rrugore: Trafiku nga punimet! Do të ketë prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore për rritjen e sigurisë

Qarkullimi në kaos për shkak të trafiku të rënduar në Tiranë, është pasojë e punimeve jo vetëm në Unazën e Madhe, por edhe brenda saj, deklaroi drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj.

"Në shumë akse rrugore, qoftë brenda qytetit por edhe në zona të tjera, siç është unaza e Tiranës bëhen punime dhe në shumë raste krijohen radhë të gjata dhe me kolona që ne duhet t’i respektojmë", shprehet Tarkaj.

Nga ana tjetër në daljen e tij para mediave, Tarkaj foli për masat e shtuara pas numrit të lartë të aksidenteve.

Do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrij i sigurt në destinacionin e tij dhe nga ana tjetër nuk do të toleroj asnjë shkelje të Kodit Rrugor.

Në muajin maj të vitit 2021, në Kodin Rrugor të Republikës u aprovuan ndryshime të rëndësishme të dispozitave kryesore të normave të sjelljes, por jo vetëm. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore ka qenë e përfshirë në këtë proces të rëndësishëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë