Numri i popullsisë në qarkun e Korçës në rënie! Vdekjet më të larta se lindjet, shkak emigrimi! Sociologu: Të rinjtë janë të pasigurt për vendin e punës

Korça është qarku me shtesën natyrore më të ulët në vend, ku numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve. Referuar shifrave zyrtare në vitin 2024 janë rregjistruar në total 2414 vdekje dhe vetëm 1487 lindje. Sipas ekspertëve, shkak është bërë largimi i banorëve të qarkut të Korçës drejt kryeqytetit dhe emigrimi jashtë vendit.

“Nuk jemi të qartë dhe të sigurt për vendin e punës. Të rinjtë janë konfuz për të ardhmen, ndaj largohen nga vendi”, tha Eriseld Kalemaj, sociolog.

Pasiguria dhe mungesa e prespektivës tek të rinjtë është shqetësuese thotë sociologu Eriseld Kalemaj duke theksua se qarku juglindor rrezikon të kthehet në qarkun me popullsinë më të ulët në vend, edhe pse është në kufi me dy shtete. Kriza e shpopullimit që ka kapur fshatrat po zhvendoset edhe në qytete.

“Shihet në shkolla dhe universitete ku ka më pak të rinj. Kemi qytete që dikur ishin të vegjël dhe sot janë kthyer në fshatra”, tha ai.

Krahu i punës dhe konsumatorët, janë gjithnjë e më pak në Qarkun e Korçës si pasojë e lëvizjeve demokrafike, gjë e cila do të krijojë problematika jovetëm në aspektin social, por edhe ekonomik të kësaj zone. Shkolla dhe universiteti çdo vit ka më pak nxënës dhe studentë.

Po kështu ka rënë fuqia prodhuese. Tani duhet të marrim emigrantë nga jashtë sepse ka shumë sektorë që duhet të plotësohen”, tha  Eriseld Kalemaj, sociolog.

Sipas Censit 2023, popullsia e qarkut të Korcës 172.504 banorë rezident, ndërsa në 20211 ishte 258.100 banorë.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keta. H: 22/02/2025 21:21

    Ua, po habitemi.po si ka mundesi. Po Shqiperia vetem rritje ekonomike ka. Po kreu i qeverise i di keto shifra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli

'Duhet thithur uji i kënetës', Rama takim me shtabin elektoral në Kombinat: T'i çlirojmë demokratët që duan, me të tjerët merret Luli