Dua Lipa nuk ndalet në sukseset e saj. Ajo ka pushtuar faqet e gazetave britanike që në fillimet e karrierës së saj dhe deri tani që është pa dyshim një yll ndërkombëtar.

Suksesi i saj i radhës është që do jetë në koperinën e revistës prestigjozë të modës ‘’Vogue’’ për muajin nëntor. Ka qenë vetë Dua e cila e ka bërë me dije lajmin për të gjithë fansat e saj.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po ju tregoj këtë!! Momentalisht jam duke pickuar veten. ‘BritishVogue’ kopertina nëntor 2016. Faleminderit të gjithë ekipit që më zgjodhi, sidomos që jam muzikantja e parë në këtë kopertinë”, ka shkruar ajo në Instagram.

dua lipa

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com