Numri i ulët i vaksinave, Evropa i drejtohet vaksinës ruse Sputnik V

Numri i ulët i vaksinave,  Evropa i drejtohet vaksinës ruse Sputnik V

Fushata e vaksinimit kërkon kohë, për shkak të mutacioneve të shfaqura dhe administrimit të vogël të dozave të vaksinave.  Kjo është arsyeja pse vendi po i drejtohet gjithnjë e më shumë vaksinës Ruse Sputnik V, për të luftuar Koronavirusin. Pandemia kështu shkatërron barrierat ideologjike dhe paragjykimet. Ajo që vlen këtu janë mjetet që do të na çojnë shpejt në imunitetin e njerëzve, një parakusht për rigjallërimin e ekonomisë. Nëse Moska ka zhvilluar një produkt të mirë dhe është në gjendje ta eksportojë atë, pse nuk duhet ta blejmë atë? 

Ekzistojnë dy supozime: Së pari, komisioneri i urgjencave, Domenico Arcuri, tha që shpërndarja e vaksinave Pfizer do të bjerë me 20% javën e ardhshme dhe nëse dozat e disponueshme bien atëherë kërkimi i kandidatëve të tjerë është një domozdoshmëri. 

Pika e dytë: në Ballkanin perëndimor në veçanti në Serbi ka filluar përdorimi i tre vaksinave ajo e PfizerBioNTech, Sputnik V dhe Kinez Sinopharm.

Një telefonatë midis Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka hapur skenarë të rinj. Kancelarja gjermane në të vërtetë ka shprehur "gatishmërinë për të bashkëpunuar në shkallë të gjerë për vaksinën ruse", nëse kjo miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). 

Ndërkohë Moska ka kërkuar  nga organit rregullator i barnave dritën jeshile. Unë fola me presidentin rus për vaksinën Sputnik V - specifikoi Merkel në konferencën për shtyp - dhe i thashë atij se nëse duam të bashkëpunojmë , pavarësisht nga ndryshimet politike, ne mund ta bëjmë atë në fushën humanitare gjatë pandemisë ".

Pfizer dhe doza të vonuara

Këtë javë kishte vonesa në shpërndarjen e dozave të vaksinave Pfizer të destinuara për në Evropë, por nga java tjetër, një zëdhënës i Komisionit nga Brukseli siguron  se furnizimet do të kthehen në 100% dhe hendeku do të rikuperohet në fund të shkurtit . Faktori i kohës në shpërndarjen e vaksinave është çështja numër një në tryezën e udhëheqësve evropianë. Rajonet po organizohen në mënyrë që të rishpërndajnë vaksinat sipas përparësive të reja, me qëllim të solidaritetit.

Kaosi  Astrazeneca 

Të gjithë sytë e Evropianëve janë drejtuar nga selia e Ema-s në Amsterdam nga ku pritet autorizimi për përdorim i vaksinës së AstraZeneca. Nëse kjo do të miratohej duke parashikuar datën e planifikuar, do të ishte një pikë kthese thelbësore. 

"Ka dy gjëra që mund të bëjmë - përmbledh Arcuri në përfundim - të gëzojmë për një rritje të vëllimit të vaksinave në dispozicion dhe të presim me padurim konkluzionet e Emës më 29 janar mbi vaksinën Astrazeneca dhe më pas të mbrohemi ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë