Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan shprehu edhe njëherë keqarrdhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetë e humbura në tërmetin e sotëm.
Erdogan tha se "Numri i viktimave ka arritur tanimë në 12. Numri i të plagosurve ishte në 438. Midis tyre, 5 nga shtetasit tanë në momentin që flasim po luftojnë me vdekjen në operacione. 8 të tjerë janë në kujdes intensiv" .
Presidenti i Turqisë tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende gjenden nën rrënoja.
"Ne mobilizuam të gjitha mjetet që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur." tha ai.
Në vend raportohet se numri i viktimave ka arritur në 12 ndërsa 438 ai i të plagosurve.
Lajmi kryesor:
Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 17 viktima (2 në Greqi) e mbi 700 të plagosur! Nxirren gjallë nga rrënojat mbi 70 persona! Një qytetezë 'e pushtuar' nga uji (VIDEO)






