'Nuse dhe dhëndër', Kryemadhi fton në kërcim sfidues Metën (VIDEO)

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI ka qenë mjaft e heshtur në deklaratat e saj politike, madje edhe në një kohë ku vendi po përgatitet të shkojë në zgjedhjet të pjesshme në 6 bashki të vendit. Por kur janë më pak se 40 ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale, duket se këto nuk janë shqetësim për të Kryemadhin. Me një postim në story në Instagramin e saj ajo ka postar një video të një çifti duke kërcyer dhe sfiduar njëri-tjetrin, ndërsa i ka bërë tag presidentit (bashkëshorti të saj), Ilir Meta.

Kjo mund të kuptohet një sfidë për Metën, i cili vetëm dy ditë më parë tha se mezi pret të heq kostumin e presidentin dhe të kthehet në politikën aktive. Kjo perceptohet si një rikthim i tij në krye të LSI, por ashtu siç ia ka bërë të qartë edhe më herët, nuk do ta ketë të lehtë me Monika Kryemadhin, e cila ia ka bërë të qartë që duhet të futet në garë për të marrë partinë. Kjo garë duket se mund të bëhet edhe "me kërcim" me të cilin ajo e sfidon.

Çifti Meta-Kryemadhi duket se po i shfrytëzojnë rrjetet e tyre sociale, njëri për t'i kënduar Korçës dhe pozuar me patat, e tjetri për të sfiduar në kërcim.

Postimi i Monika Kryemadhit

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 26/01/2022 19:07

    Ju te dy ta shpifni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë