Nusja bën për spital vjehrrën në Dimal, 61-vjeçarja përfundon tek Trauma! E akuzoi për marrëdhënien me kunatin

Nusja bën për spital vjehrrën në Dimal, 61-vjeçarja përfundon tek Trauma! E akuzoi për marrëdhënien me kunatin

Mariana Çinari, e dhunuar nga nusja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal. Elena Çinari ka dhunuar fizikisht vjehrrën e saj Mariana Çinari. Report Tv mëson se konflikti mes nuses dhe vjehrrës ka vite që ka nisur, ndërsa sherri mes tyre ka degjeneruar në dhunë nga ana e nuses, e për pasojë 61-vjeçarja ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve nga policia Dimal, 61-vjeçarja disa herë ka bërë denoncime për dhunë dhe ndaj saj është dhënë edhe urdhër mbrojtje, por për arsye se nusja e djalit ka fëmijë të mitur, gjykata ka vendosur që ajo mos të largohet nga shtëpia.

Konflikti vjehërr-nuse dyshohet se ka nisur për arsye familjare, pasi vjehrra ka akuzuar nusen e djalin se kjo e fundit ka marrëdhënie jashtëmartesore me kunatin. Kjo ka ndezur edhe konfliktet në shtëpinë e tyre, të cilat kanë degjeneruar në rrahje. Madje vjehrra ka kërkuar edhe që t’u kryhet ADN-ja, fëmijëve të Elenës.

Çfarë thotë policia për ngjarjen
Policia e Dimalit ka reaguar në lidhje me konfliktin me nuses dhe vjehrrës në Dimal. Sipas policisë fillimisht 61-vjeçarja Mariana Çinari është paraqitur në rajonin e policisë në Dimal, dhe u ka kërkuar efektivëve që të largojnë nusen e djalit nga shtëpia. Por policia e ka sqaruar se nuk do të bëjë këtë gjë pa një vendim gjykatë dhe i kanë kërkuar që të bëjë një kallëzim penal. Por 61-vjeçarja ka refuzuar që të kallëzojë nusen. Po në të njëjtën ditë, pra me datë 6 tetor 2022, policia është njoftuar për një konflikt me Mariana Çinarit dhe Elene Çinarit (bashkëshortja e djalit).

61-vjeçarja ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital. Por mjekët kanë deklaruars e nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekpertizë mjekësore e kanë dërrguar në spitalin e Traumës. Policia kë vënë nën hetim nusen Elena Çinari për dhunë në familje, ndërsa vjehrra është pajisur me urdhër mbrojtje. Elena Çinari ka thënë në polici më datë 7 tetor, se shkak i konfliktit është dhuna që vjehrra ka bërë nga saj psikologjikisht dhe se është kanosur edhe nga bashkëshorti. Por ajo nuk ka depozituar një kallëzim në polici. Elena Çianribashkë me fëmijët është akomoduar në qendrën shëndetësore në Poshnje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Sherri mes nuses dhe vjehrrës në Dimal, 61-vjeçarja shkoi në polici dhe u kërkoi që të nxirrnin nusen nga banesa! Mjekët në spital s'panë shenja dhune

1665478807_vjehrraRF6p356Ntransformed.jpeg

Policia e Dimalit ka reaguar në lidhje me konfliktin me nuses dhe vjehrrës në Dimal. Sipas policisë fillimisht 61-vjeçarja Mariana Çinari është paraqitur në rajonin e policisë në Dimal, dhe u ka kërkuar efektivëve që të largojnë nusen e djalit nga shtëpia. Por policia e ka sqaruar se nuk do të bëjë këtë gjë pa një vendim gjykatë dhe i kanë kërkuar që të bëjë një kallëzim penal. Por 61-vjeçarja ka refuzuar që të kallëzojë nusen. Po në të njëjtën ditë, pra me datë 6 tetor 2022, policia është njoftuar për një konflikt me Mariana Çinarit dhe Elene Çinarit (bashkëshortja e djalit).

61-vjeçarja ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital. Por mjekët kanë deklaruars e nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekpertizë mjekësore e kanë dërrguar në spitalin e Traumës. Policia kë vënë nën hetim nusen Elena Çinari për dhunë në familje, ndërsa vjehrra është pajisur me urdhër mbrojtje.

Elena Çinari ka thënë në polici më datë 7 tetor, se shkak i konfliktit është dhuna që vjehrra ka bërë nga saj psikologjikisht dhe se është kanosur edhe nga bashkëshorti. Por ajo nuk ka depozituar një kallëzim në polici. Elena Çianribashkë me fëmijët është akomoduar në qendrën shëndetësore në Poshnje.

‘Në lidhje me deklaratën në media nga shtetasja M. Ç., përmes së cilës ajo ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja E. Ç. (bashkëshortja e djalit të saj), ju bëjmë me dije se:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 08:30, është paraqitur në Stacionin e Policisë Dimal, shtetasja M. Ç., e cila ka kërkuar nga punonjësit e Policisë që të largojnë nga banesa e përbashkët, bashkëshorten e djalit të saj. Në përmbushje të detyrave funksionale, efektivët e Stacionit të Policisë Dimal i kanë shpjeguar shtetases M. Ç., se për përmbushjen e kësaj kërkese nuk mund të procedohej pa vendim gjykate. Gjithashtu, efektivët i kanë shpjeguar shtetases M. Ç. se për pretendimet që kishte, mund të depozitonte një kallëzim penal. Shtetasja M. Ç. nuk ka pranuar të depozitojë kallëzim dhe është larguar nga ambientet e Komisariatit.

Në vijim, po më datë 06.10.2022, rreth orës 13:45, kemi marrë njoftim se shtetaset M. Ç. dhe E. Ç. janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë gjetur në banesë shtetasen M. Ç., e cila ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja E. Ç. (bashkëshortja e djalit të saj) që nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së shërbimeve.

Shtetasja M. Ç., pas pretendimit se nuk ndihej mirë, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku mjekët kanë deklaruar se kjo shtetase nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekspertizë mjekësore më të specializuar, e kanë transportuar shtetasen M. Ç. për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në kuadër të veprimeve policore për këtë rast, specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Dimal, shtetasen E. Ç., ndaj së cilës ka nisur procedimi për veprën penale "Dhuna në familje", si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të shtetases M. Ç.

Më datë 07.10.2022, shërbimet e Policisë kanë administruar deklaratën e shtetases E. Ç., e cila ka pretenduar se për shkak të konfliktit me shtetasen M. Ç. (nëna e bashkëshortit të saj), është dhunuar psikologjikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj, shtetasi E. Ç. Për këto pretendime, shtetasja E. Ç. nuk ka dashur të depozitojë një kallëzim penal. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesëtarët e kësaj familjeje, me qëllim parandalimin e agravimit të konfliktit. Duke qënë se shtetasja E. Ç. ka pretenduar sërish se është shqetësuar nga familjarë të shtetases M. Ç., shtetasja E. Ç. është akomoduar në Qendrën Sociale Poshnje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të zbatuar me korrektësi ligjin.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 11/10/2022 11:21

    Helena e Trojês...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës