Sherri mes nuses dhe vjehrrës në Dimal, 61-vjeçarja shkoi në polici dhe u kërkoi që të nxirrnin nusen nga banesa! Mjekët në spital s'panë shenja dhune

Sherri mes nuses dhe vjehrrës në Dimal, 61-vjeçarja shkoi në polici dhe u kërkoi që të nxirrnin nusen nga banesa! Mjekët në spital s'panë shenja dhune

1665478807_vjehrraRF6p356Ntransformed.jpeg

Policia e Dimalit ka reaguar në lidhje me konfliktin me nuses dhe vjehrrës në Dimal. Sipas policisë fillimisht 61-vjeçarja Mariana Çinari është paraqitur në rajonin e policisë në Dimal, dhe u ka kërkuar efektivëve që të largojnë nusen e djalit nga shtëpia. Por policia e ka sqaruar se nuk do të bëjë këtë gjë pa një vendim gjykatë dhe i kanë kërkuar që të bëjë një kallëzim penal. Por 61-vjeçarja ka refuzuar që të kallëzojë nusen. Po në të njëjtën ditë, pra me datë 6 tetor 2022, policia është njoftuar për një konflikt me Mariana Çinarit dhe Elene Çinarit (bashkëshortja e djalit).

61-vjeçarja ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital. Por mjekët kanë deklaruars e nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekpertizë mjekësore e kanë dërrguar në spitalin e Traumës. Policia kë vënë nën hetim nusen Elena Çinari për dhunë në familje, ndërsa vjehrra është pajisur me urdhër mbrojtje.

Elena Çinari ka thënë në polici më datë 7 tetor, se shkak i konfliktit është dhuna që vjehrra ka bërë nga saj psikologjikisht dhe se është kanosur edhe nga bashkëshorti. Por ajo nuk ka depozituar një kallëzim në polici. Elena Çianribashkë me fëmijët është akomoduar në qendrën shëndetësore në Poshnje.

‘Në lidhje me deklaratën në media nga shtetasja M. Ç., përmes së cilës ajo ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja E. Ç. (bashkëshortja e djalit të saj), ju bëjmë me dije se:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 08:30, është paraqitur në Stacionin e Policisë Dimal, shtetasja M. Ç., e cila ka kërkuar nga punonjësit e Policisë që të largojnë nga banesa e përbashkët, bashkëshorten e djalit të saj. Në përmbushje të detyrave funksionale, efektivët e Stacionit të Policisë Dimal i kanë shpjeguar shtetases M. Ç., se për përmbushjen e kësaj kërkese nuk mund të procedohej pa vendim gjykate. Gjithashtu, efektivët i kanë shpjeguar shtetases M. Ç. se për pretendimet që kishte, mund të depozitonte një kallëzim penal. Shtetasja M. Ç. nuk ka pranuar të depozitojë kallëzim dhe është larguar nga ambientet e Komisariatit.

Në vijim, po më datë 06.10.2022, rreth orës 13:45, kemi marrë njoftim se shtetaset M. Ç. dhe E. Ç. janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë gjetur në banesë shtetasen M. Ç., e cila ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja E. Ç. (bashkëshortja e djalit të saj) që nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së shërbimeve.

Shtetasja M. Ç., pas pretendimit se nuk ndihej mirë, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku mjekët kanë deklaruar se kjo shtetase nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekspertizë mjekësore më të specializuar, e kanë transportuar shtetasen M. Ç. për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në kuadër të veprimeve policore për këtë rast, specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Dimal, shtetasen E. Ç., ndaj së cilës ka nisur procedimi për veprën penale "Dhuna në familje", si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të shtetases M. Ç.

Më datë 07.10.2022, shërbimet e Policisë kanë administruar deklaratën e shtetases E. Ç., e cila ka pretenduar se për shkak të konfliktit me shtetasen M. Ç. (nëna e bashkëshortit të saj), është dhunuar psikologjikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj, shtetasi E. Ç. Për këto pretendime, shtetasja E. Ç. nuk ka dashur të depozitojë një kallëzim penal. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesëtarët e kësaj familjeje, me qëllim parandalimin e agravimit të konfliktit. Duke qënë se shtetasja E. Ç. ka pretenduar sërish se është shqetësuar nga familjarë të shtetases M. Ç., shtetasja E. Ç. është akomoduar në Qendrën Sociale Poshnje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të zbatuar me korrektësi ligjin.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Nusja bën për spital vjehrrën në Dimal, 61-vjeçarja përfundon tek Trauma! E akuzoi për marrëdhënien me kunatin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës