SARANDË – Një i moshuar nga qyteti i Sarandës ka denoncuar në polici grabitjen e një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra.
 
Pas hetimeve rezultoi se, grabitja ishte kryer pikërisht nga nusja e djalit të tij.
 
Lorena Arapi, 24 vjeçe ka realizuar vjedhjen e parave në bashkëpunim me të dashurin e saj, Adiol Cifliku bën të ditur policia.
 
Skëndër Arapi denoncoi ngjarjen më 9 nëntor të vitit 2012, ndërsa ngjarja është zbardhur sot nga Policia e Sarandës.
 
Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se Adiol Cifliku, 28 vjeç, është arrestuar sot në Berat me akuzën e vjedhjes.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)