Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 72-vjeçar.
Sipas bluve të Korçës, I.M, 72-vjeç, banues në fshatin Porodinë, në Korçë po hetohet për veprën penale ‘ngacmim seksual’, pasi është kallëzuar nga nusja e djalit të tij. Ajo pretendon se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Komento