PESHKOPI - Ekspertët nuk e kanë dërguar trupin e të moshuarës në morg, pasi nuk janë lejuar nga djali i tretë i saj. Sipas policisë Naime Skuka  u vra me vaj të nxehtë në vesh nga nusja e saj, Xhemile Skuka, 30 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hatesh të komunës Luzni të Peshkopisë. 67 vjeçarja ishte zhdukur prej 3 ditësh ndërsa krimi u mësua vetëm dje me vetëdorëzimin e nuses Xhemile Skuka në polici. 

Në fshat tregonin, se dy nuset kishin zënka me vjehrrën e tyre. Ato ishin nuset e dyta për të, pasi djemtë e saj, ishin të divorcuar një herë.

Djali nuk ka pranuar, ndërsa janë detyruar mjekët të shikojnë kufomën në vendin ku ajo u nxorr nga gropa e future nga e reja. Ndërkohë, dy djemtë e saj që ndodheshin në Greqi, bashkëshortët e autores dhe kunatës, janë nisur dje nga shteti Helen, për të kryer ceremoninë mortore së nënës së tyre. Ata kanë mbërritur në shtëpi, dje në mbrëmje.

SI U MESUA KRIMI
Asgjë nuk është marrë vesh deri dje në mëngjes, kur 30-vjeçarja Xhemile Skura dhe kunata e saj, janë nisur me furgon, nga fshati i tyre deri në Peshkopi, ku dhe janë paraqitur në polici. Duket, se e “prekur në sedër”, nusja ka rrëfyer para efektivëve blu krimin. Madje, ka thënë se edhe e kishte groposur pranë kasolles së bagëtive. Menjëherë policia është vënë në alarm, duke njoftuar prokurorinë dhe spitalit. Më pas  në fshatin e thellë mbërritën dhjetra forca policie, dy prokurorë të Peshkopisë dhe mjekët të cilët kanë hapurvendin ku ishte groposur 67-vjeçarja Naime Skuka.

NUSJA I HEDH VAJ NE VESH
Kur ekspertët kanë parë trupin e saj, kanë vënë re se diçka ndryshonte nga dëshmia e nuses, e cila kishte treguar vrasjen. Sipas policisë, 30-vjeçarja ka thënë, “se gjatë një sherri banal në shtëpi, e kishte goditur atë jo me qëllim që ta vrasë. Por, ajo është rrëzuar e pasi ka përplasur kokën, ka vdekur”. Ndërsa sipas policisë, e moshuara kishte një shenjë djegieje në vesh dhe dukeshin qartë dhe shenjat e vajit. Pasi e kanë rimarrë në pyetje, Xhemile Skuka ka pranuar se, të martën në mbrëmje, ato kanë pasur një sherr me vjehrrën. Pak para mesnatës, gruaja e moshuar kishte shkuar për të fjetur, pa e ditur se në kuzhina po i “gatuhej” vdekja. Në një xhevze, ajo ka valuar një sasi vaji dhe kur është siguruar se vjehrra ishte në gjumë, i është afruar pa bërë zhurmë dhe ia ka hedhur në vesh, duke e lënë të vdekur në vend.

DYSHIME PER BASHKEPUNETORE
Përveç arrestimit të 30-vjeçares, në polici është mbajtur edhe kunata e saj, pasi mendohet se ka qenë bashkëpunëtore. Por, policia ka hedhur edhe pista të tjera dyshimesh. Burime konfidenciale nga uniformat blu kanë deklaruar për A1 REPORT dhe Shqiptarja.com, se dy kunatat mund të kenë pasur edhe bashëpunëtorë të tjerë, pasi thellësia e grupës ku e kishin varrosur plakën ishte 1 metër e 30 centimetër dhe një apo dy gra të vetme, nuk mund ta kishin bërë, sidomos në një terren me gurë.

Lidhur me motivet, duket se edhe për pak kohë do të mbeten të pazbardhura. Fillimisht u fol për problem ekonomike, por kjo bie poshtë, pasi burrat e dy kunatave ishin emigrant në Greqi dhe i ndihmonin ekonomikisht familjet e tyre. Nën zë, në fshat kanë pohuar se dy nuset nuk shkonin mirë me vjehrrën dhe gjithmonë kishin konflikte. Kjo, edhe për fakti se, të dyja, ishin nuset e dyta të djemve të saj, pasi ata kishin qenë më parë të divorcuar. Vëllai dhe motra e viktimës, kanë thënë se, gruaja nuk kishte konflikte me nuset, përveç ndonjë debate që lind rëndomë gjithkund.

FAMILJARET: SI E MESUAM VRASJEN
Vëllai dhe motra e viktimës kanë treguar për A1 REPORT si e kanë mësuar vrasjen e motrës së tyre.  I vëllai pranon konfliktet brenda familjes. "Gjetëm kufomën të groposme, shkakun nuk e dimë akoma. Marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira me nuset. Eshtë gropos nga dy a tre vetë dhe presim nga ligji që të dalë sa më shpejt e vërteta."- thotë i vëllai i viktimës.

Lidhur me motivet, duket se edhe për pak kohë do të mbeten të pazbardhura. Fillimisht u fol për problem ekonomike, por kjo bie poshtë, pasi burrat e dy kunatave ishin emigrant në Greqi dhe i ndihmonin ekonomikisht familjet e tyre. Nën zë, në fshat kanë pohuar se dy nuset nuk shkonin mirë me vjehrrën dhe gjithmonë kishin konflikte. Kjo, edhe për fakti se, të dyja, ishin nuset e dyta të djemve të saj, pasi ata kishin qenë më parë të divorcuar. Ndërkohë që në media flitet dhe për një konflikt ku pretendohet se vjehrra nuk i jepte asnjë lek nuses.  

Ekspertët nuk e kanë dërguar trupin e të moshuarës në morg, pasi nuk janë lejuar nga djali i tretë i saj. Ai nuk ka pranuar, ndërsa janë detyruar mjekët të kryqin kufomën në vendin ku ajo u nxorr nga gropa e future nga e reja. Ndërkohë, dy djemtë e saj që ndodheshin në Greqi, bashkëshortët e autores dhe kunatës, janë nisur dje nga shteti Helen, për të kryer ceremoninë mortore së nënës së tyre. Ata kanë mbërritur në shtëpi, dje në mbrëmje.

Redaksia Online
u publikua dje 15 shkurt dhe u perditesua me 16 shkurt, ora 07:44 )
(Gre.M/sg/ shqiptarja.com)