Nutricionistja në ‘Rreze Dielli’: Turshitë, multivitamina e natyrës rrit imunitetin dhe shton vitaminën C në organizëm gjatë stinës së dimrit

Turshitë janë ndër ushqimet më të preferuara gjatë stinës së dimrit, të cilat mund të kombinohen me shumë gatime. Por a kanë vlera ushqimore dhe a duhen konsumuar shumë shpesh? Sipas nutricionistes Diola Dosti, në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, turshitë kanë vlera të jashtëzakonshme në organizëm dhe sipas saj, janë mjaft të përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stinës së dimrit.

“Duket sikur natyra në stinët e ftohta na ka dhënë këtë multivitaminën që ne të rrisim sistemin imunitar më shumë, të marrim më shumë vitaminën C nga turshitë dhe të stabilizojmë florën tonë intestinale nga turshitë.Në sezonin e dimrit duhet ngrënë turshitë dhe nëse I konsumojmë tre herë në javë marrim një lloj optizoze edhe katër herë në javë është normale. Lloje të ndryshme kuptohet por jo në sasira të mëdha” tha ajo.

Ndër turshitë që nutricionistja këshillon të përdoren më shumë janë specat e kuq për shkak të vlerave ushqimore që përmbajnë.

Speci i kuq njihet që ka një prezencë shumë të lartë të vitaminës C nëqoftëse do të bëjmë një lloj krahasimi midis turshive, unë do të zgjidhja turshitë nga speci i kuq.

Gjithashtu ajo këshilloi edhe përdorimin e lëngut të turshive si një hidratues tepër të mirë për organizmin, i cili madje hidraton edhe më shumë sesa uji

Lëngu i turshive zëvendëson elektrolitet që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës sidomos personat që kanë lëkurë të thatë, bënë shumë mirë në hidratim. Nëse do të krahasojmë një gotë ujë të thjeshtë me një gotë me lëngun e turshive rihidratimi I trupit tonë do të bëhet shumëherë më shpejt për shkak të prezencës së lartë të elektroliteve.

Por cilët janë përsonat që nuk duhet të konsumojnë turshitë dhe si mund ta zgjidhin sasinë e kripës që ky ushqim përmban për të mos shkaktuar dëme në organizëm?

Personat që vuajnë nga veshkat nuk duhet të konsumojnë turshi, kanë një regjim ushqimor shumë strikt, personat që kanë tension të lartë të gjakut nuk e kanë shkakun nga kripa e tepërt por duehet të kosumojnë më shumë ushqime me kalcium dhe Magnez. Pra jo detyrimisht kripa është e dëmshme, është e shëndetshme. Megjithatë nëse duan t’I provojnë, turshia duhet larë shumë mirë, duhet larguar pjesa kripë dhe lëngun e turshisë nuk duhet ta konsumojnë” këshilloi nutricionistja Diola Dosti.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë