Në Festivalin e Këngës nuk mori asnjë çmim, Elsa Lila: Të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai!

Në Festivalin e Këngës nuk mori asnjë çmim, Elsa Lila: Të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai!

Elsa Lila gjate Fest'62

Pak ditë pas përfundimit të Festivalit të Këngës në edicionin e 62, artistja Elsa Lila, që konkurroi me "Mars" të firmosur nga vetë ajo në muzikë e poezi, ka dhënë një mesazh në mediet sociale për ata që e mbështetën.

"Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falenderoj çdo sekondë!" është shprehur këngëtarja.


Kujtojmë se Lila ishte një prej emrave më të përfolur si fituese e mundshme të Festivalit të RTSH-së, ndërsa teksti i këngës "Mars" flet për mos humbjen e shpresës në një periudhë të errët, që përkon me marsin e arrestimit të saj gjatë 2022-shit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali senjefi: 04/01/2024 01:08

    Elsa lila ka qënë këngëtare e mirë para se të ikte në itali ka kënduar dy këngë shumë të bukura, ka fituar dhe çmime.por s'mund të thuash të njëjtën gjë pasi elsa lila abuzoi me duhan dhe drogë dhe zëri ju shkatrua është më mirë të mos këndoi më, jo të pretendoi për ndonjë çmim.

    Përgjigju
  • Xyz: 30/12/2023 12:41

    U vertetua qe jemi popull pa nivel akoma tallava

    Përgjigju
  • Ana: 30/12/2023 07:45

    Elsa eshte nje kengetare me nivel te larte eshte pak e cuditshme si Shqiperia nuk krenohet me te tilla Talente qe bota do ti peshonte ne flori.

    Përgjigju
  • gje: 30/12/2023 03:18

    Tjeter nivel komplet kjo kenge. Eshte turp qe nje festival me Juri profesionale te mos e vleresoje. Elsa i beri nder festivalit qe erdhi dhe pruri kete kenge -- duhet te ishte fituesja, jo per cmime e honorare, por sepse eshte nje krijim i paster dhe i denje per muziken e lehte shqiptare. Po hajde e kujt i thua.... Rrofshin tallavate, mediokriteti dhe karagjozlliqet.

    Përgjigju
    • Ali senjefi: 04/01/2024 01:13

      po na bëni të gjithë si ekspertë,kënga e elsa lilës është këngë koti nuk kishte asgjë në të dhe ajo që e këndonte si tellall.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën