Report Tv në fshatin e trafikantit nga Hasi/ 17 mijë paund për 1 udhëtim me kamion drejt Anglisë...babai në Has i 'mbytur' në borxhe

HAS - Të gjithë në Has e shohin të ardhmen në Angli. Nuk kanë frikë se mund të rrezikojnë edhe jetën në udhëtime të frikshme pa asnjë garanci mbërritje në destinacion. Rrugët janë vetëm dy, kalim klandestine me dokumente false ose të fshehur nëpër kamione transporti duke paguar edhe cmime shumë të larta nga 14 mijë deri 17 mijë paund.. Report Televizion udhëtoi në fshatin Nikoliq disa kilometra  larg qytetit të Krumës, aty ku jeton familja e Kastriot Ahmataj. Ky i fundit, ndodhet të paktën prej tre vitesh në Londër, i zbuluar së fundi nga një investigim i gazetarëve të Daily Mail, si shqiptari nga Hasi që fshihet pas trafikut të klandestinëve. Në shtëpinë e tij, me themele ngritur mes mjerimit, jetojnë prindërit, dy vëllezërit, njëri prej të cilëve i sëmurë e ndërsa tjetri i martuar me dy fëmijë. Babai i Kastriot Ahmatajt, nuk e di që djali i tij është kthyer në trafikant dhe që u merr shqiptarëve 17 mijë paund, siç zbuloi Daily Mail.

Ai ende vuan pasojat e një vlere ende të pashlyer prej 7 mijë e 500 paund që mori borxh për të nisur Kastriotin në "të zezë" për një jetë më të mirë jashtë pamundësive ekonomike që ofron Hasi. I moshuari nuk sheh televizor, dhe lajmin se djali i tij është bërë pjesë e një grupi për trafik klandestinësh, e mëson prej stafit të Report Tv. Islam Ahmataj ja lë në dorë shtetit nëse djali i tij është i përfshirë. Teksa Daily Mail e përshkruan hasjanin si përfitues të vlerave të mëdha për çdo kalim të paligjshëm në mënyrë ilegale të kufirit, një tjetër panoramë ofrohet në shtëpinë e tij. Prindërit jetojnë në kushte të vështira. Babai mjaftohet me ndonjë shumë minimaliste, prej 200 paundsh, që i biri i dërgon në ato pak raste kur Kastrioti kthen sytë nga familja.

Gazetari: Islam kur ka ikur Kastrioti në Angli?

Islam Ahmataj: Ka ik vallaj nga 3 vjet.

Gazetari: A të ka treguar? Po lek a të ka kërkuar për të ikur andej?

Babai i Kastriot Ahmataj

Islam Ahmataj: Ja kam paguar rrugën për ta çuar në Belgjikë a në Francë se mbaj mend. Për Angli kam marrë 7500 paund për ta çuar. Borxh i kam akoma. E pa veten ngushtë këtu. Nuk kishte punë. Punonte rrallë për 5 mijë lek. Kas pas punuar edhe në shtëpi.

Gazetari: Po lajmin e ke dëgjuar?

Islam Ahmataj: Jo nuk kam dëgjuar lajme se nuk shoh televizor. Nuk kam asnjë apel sepse nuk kam dëgjuar gjë, Shteti të bëje punën. Nëse djali im ka bërë një palviqdhane( budallallëk) shteti të bëje punën e vet.

Gazetari: Po lek a ka sjell ndonjëherë djali jot?

Islam Ahmataj: Nuk i kam rënë në qafë por ka çuar ndonjëherë 200 paund, rrallë.

Gazetari: Po ndonjë problem të ka sjell?

Islam Ahmataj: As një lloj problem nuk më ka sjell. As në familje as në shoqëri, as kërrkund.

I ati i Kastriotit, punëtor galerie në minierë në vitet e monizmit, tashmë invalid pune tregon se përveç Kastriotit në Angli ka edhe tre fëmijë të tjerë, një djalë dhe dy vajza të cilët kanë krijuar familjet e tyre dhe janë me letra. 

Rinia në Has është me sytë drejt largimit nga vendi. Teksa i pyet, të gjithë kanë nga një familjarë të tyre që është larguar në Angli në të njëjtën mënyrë si shumica atje: Me kamionë duke kaluar ilegalisht kufijt në disa shtete derisa mbërrijnë në destinacionin e preferuar të këtij qarku: Në Londër.

4 mijë të rinj e familjarë aktualisht ndodhen në Angli duke e bërë Hasin një  nga ato zona që për nga numri i popullsisë të ketë emigracionin më të madh në veri-lindje të vendit. Më parë, siç shprehen vetë banorë, partë që fitojnë në emigracion, hasianët i investonin në makina të shtrenjta. Por tashmë, i kanë kthyer sytë nga ndërtimi, duke ndërtuar shtëpi e vila.

1572351467_vila.jpg

Vilat në lagjen Plane

E tillë është edhe një lagje në periferi të Krumës, Plane. Dikur tokë bujqësore, sot e "mbytur" me vila 2-3 katëshe, shumica me qira, ose në shitje, teksa dhjetra të tjera janë në ndërtim e sipër. Çka shihet si fatkeqësi prej tyre, është fakti që nuk ka më njerëz se kush të jetojë në to...të gjithë po largohen.

"Kanë ikur të gjithë. A shikon djem të rinj këtu. Këto janë të gjithë në 9 vjeçare. Edhe këto bëhen gati për me ik. Të gjithë kërkojnë që të ikin për një jetë më të mirë. Kanë ikur klandestinë kanë paguar 15 mijë paund. Inshallah punojnë e jetojnë. Inshallah njëherë nxjerrin lekët e veta. Kastrioti është bashkëqytetar i joni. Ka shkuar si gjithë të tjerët.  Hasianët nuk merren me pisllëqe. Me punë të ndershme me punë krahu. Punojnë, mbajnë familjet. Shyqyr i kanë hyrë ndërtimeve sepse më përpara kanë pas blerë makina. Tani kanë bërë shtëpia. Por tani më keq. Shtëpia tre katëshe babë e nanë në shtëpi e kërkush tjetër. Kjo është fatkeqësi e madhe. Ky është rreziku i madh anglo-amerikan. Të merr fëmijën, të merr kulturën, të merr dijen, të merr gjuhën", shprehet një banor.

Banorë të tjerë: Për mbijetesë shkojmë të gjithë. Këtu nuk jetohet të gjithë pa punë janë. Djem xhaxhallarësh, kurshërinj të gjithë në Angli janë.

Kam vëllain në Angli prej 5 vitesh. Në ët zezë ka shkuar sit ë tjerët. Ka paguar 15 mijë paund. Është pa letra.  E ndihmon familjen shumë

Emri i Kastriot Ahmataj nga Hasi si i përfshirë në rrjetin e trafikut të klandestinë u zbulua nga Daily Mail pak ditë pas tragjedisë ku 39 persona u gjetën të pajetë në një kamion frigoriferik në Angli. Ahmataj i premtoi gazetares së infiltruar të Dailyt kalimin ilegalisht për në Britaninë e Madhe kundrejt 17 mijë paundëve si pagesë, teksa pranoi se edhe vet kishte hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në kamion.

Frikës së gazetares së infiltruar për udhëtimin jo të sigurt, Ahmataj ju përgjigj në faqen e rrjetit social që ai menaxhon për këtë qëllim: “Thjesht shorti i fatit. Ka qenë e shkruar!”...

Një fat i trishtë në fakt, duket të jetë shkruar edhe për prindërit e tij, të vetmuar, në kushte të vështira ekonomike, duke larë ende borxhin me të cilin i siguruan djalit të tyre udhëtimin përmes së cilit ai...thjesht i harroi!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndue Zef Gjok Pal ...: 29/10/2019 17:50

    Ta mari vesh gazetarja ku jeton ky trafikanti i jep nai lek te paguaj dritat i paguan dhe ndonje tollon dru me u ngrof. Perfundimisht jep dhe dorheqjen nga gazetaria.

    Përgjigju
    • TONI TIRANE: 29/10/2019 19:47

      E forte kjo dhe ke te drejte. Ky duket nja gjynafqar qe i ka hypur qejfi per te folur per gazetaret dhe eshte treguar si i forte

  • Emigranti: 29/10/2019 15:01

    Cfare fasulesh hane keta ne Londer se bejne PORDHE goxha te medhaja

    Përgjigju
  • Hasi: 29/10/2019 14:51

    Ja kjo eshte "mafia shqiptare" e Daily Mail, njerez qe nuk kane buke te hane.

    Përgjigju
  • Kot fare: 29/10/2019 14:28

    Ky që është kap nga gazetarët anglez esht nji gjynof që sja ka haberin fare dhe po përdoret si kokë turku. Na paska zbulu anglezja rrjetin e trafikut me në krye kët tipin që akoma ska la borxhin e vet.

    Përgjigju
    • Erik: 29/10/2019 16:31

      Ky eshte difekti i shqiptareve, hapja bxthesh kot. Ky mund te njohe ndonje qe e ben kete pune me 15 mije pound dhe thote po me del dhe mua ndonje 2 mijeshe duke ndenjur, se vet s'kam bxthe te punoj me pune te ndershme.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD