Në gjyq përballë anëtarit të Babastars, Noizy kërkon falje: Ndihem fajtor

Në gjyq përballë anëtarit të Babastars, Noizy kërkon falje: Ndihem fajtor

Reperi Noizy

Lideri i grupit OTR është përballur sot për herë të parë në gjyq me një nga anëtarët e grupit Babastars, Albert Krasniqi. “Kallxo.com” shkruan se i pari që ka folur në këtë seancë gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem me të vërtetë fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhur, ne jemi të rinj dhe e kemi falur njëri-tjetrin. Kemi vendosur që të kaluarën ta lëmë prapa. Jemi takuar edhe me familjen e Albertit dhe me familjen time, kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa,”- ka thënë Noizy para gjykatës.

Më pas ka folur edhe Krasniqi i cili është shprehur: “Po e pranoj fajësinë dhe ndihem shumë keq për rastin që ka ndodhur. Ne jemi pajtuar dhe tashmë jemi miq.”

Ndërsa i akuzuari tjetër, Elvis Hyseni nuk është paraqitur në gjykatë pasi aktualisht ndodhet në Angli, të paktën këto kanë qenë argumentet që ka dhënë avokati i tij. Kujtojmë që përleshja ndodhi dy vite më parë në datën 13 shtator të vitit 2016 rreth orës 17:15 në parkingun përpara hotelit “Sëiss Diamond”, në Prishtinë, midis anëtarëve të OTR dhe Babastars ku i plagosur rezultoi reperi i njohur Noizy.

Dy reperët Noizy dhe Albert Krasniqi 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik