Italia ka forcuar akoma më shumë masat e lëvizjes së qytetarëve. Ministria e Brendshme ka vendosur që në dokumentin e vetëdeklarimit, përpos arsyes dhe vendit ku do të shkosh, duhet që të shënosh me cdo kusht nëse je apo jo në karantinë dhe i infektuar. Ata që gënjejnë rrezikojnë deri në 12 vjet burg. Vendimi është marrë këtë mëngjes, në kushtet kur numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet.

Një vendim në kushtet e nevojës emergjente për të frenuar ata qytetarë të shumtë që edhe në Itali vijojnë e dalin nga shtëpia pa pasur një nevojë reale. Kështu, e gjithë policia është në terren për të kapur të gjithë ata që janë në rrugë dhe nuk mund ta justifikojnë arsyen e daljes nga shtëpia.

Në Shqipëri janë rreth 120 mijë persona të ardhur nga zonat e kuqe, të infektuara me COVID-19, që duhet të qëndrojnë në vetëkarantinë. Në Shqipëri, nëse thyhen vetëkarantiminim, dënohesh me gjobë 7 milionë lekë të vjetra.